fbpx

Mbi 4,4 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në mbarë botën

Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4 miliardë e 400 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Our World Data”, Kina, vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi, renditet e para me mbi 1 miliard e 760 milionë doza të administruara, e ndjekur nga India me 501 milionë e 9 mijë doza, SHBA-ja me 349 milionë e 790 mijë, Brazili me 149 milionë e 470 mijë, Japonia me 99 milionë e 650 mijë, Gjermania me 94 milionë e 270 mijë, Britania me 86 milionë e 10 mijë, Franca me 76 milionë e 470 mijë, Turqia me 75 milionë e 743 mijë, Indonezia me 72 milionë e 280 mijë, Italia me 71 milionë e 70 mijë, Meksika me 70 milionë e 810 mijë, Rusia me 65 milionë e 90 mijë dhe Spanja me 58 milionë e 540 mijë doza.

– Turqia renditet e 9-ta në botë në administrimin e vaksinave

Sipas të dhënave të Ministrisë turke të Shëndetësisë, Turqia deri më tani ka administruar 75.743.407 doza të vaksinës.

Për sa i përket numrit të vaksinave, Turqia renditet e nënta në botë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 41.649.514 njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa 28.611.325 njerëz kanë marrë dozën e dytë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 202 milionë e 490 mijë dhe numri i të vdekurve në mbi 4 milionë e 292 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button