Arabia Saudite do të lejojë të huajt të bëjnë pelegrinazh

Duke filluar nga 9 gushti, Arabia Saudite gradualisht do fillojë të marrë kërkesa nga jashtë për pelegrinazhin Umra. Por, kapaciteti do të jetë i kufizuar nga 60,000 pelegrinë në 2 milionë në muaj, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SPA, transmeton REL.

Ministria Saudite e Haxhit dhe Umrah tha se pelegrinëve, në kërkesat e tyre, do t’u kërkohet të tregojnë certifikatën e autorizuar të vaksinimit kundër COVID-19.

Umra është një pelegrinazh që myslimanët mund ta bëjnë në çdo kohë.

Pelegrinët e huaj duhet të respektojnë masa të rrepta kundër koronavirusit para se të kryejnë ritualin, përfshirë izolimin për tre ditë pas mbërritjes në Arabinë Saudite.

Në Xhaminë e Madhe në Mekë gjendet Qabeja, një ndërtesë në formë kubi që konsiderohet të jetë vendi më i shenjtë për myslimanët.

Autoritetet kanë njoftuar se të gjithë pelegrinëve do të iu kontrollohet temperaturat e tyre përmes kamerave termike në hyrjet e xhamisë, pastaj ata duhet të veshin maska mbrojtëse, të dezinfektojnë duart dhe të ndjekin shenjat e vendosura në dysheme për të ruajtur distancën fizike.

Autoritetet në fund të vitit të kaluar filluan të lejojnë një numër të kufizuar të banorëve sauditë për të kryer umren.

Më 20 korrik, Arabia Saudite njoftoi se do të rihapte kufijtë e saj për turistët e huaj të vaksinuar plotësisht pas një ndalimi 17-mujor për shkak të pandemisë COVID-19.

Sidoqoftë, në atë kohë, Riadi nuk njoftoi heqjen e kufizimeve për pelegrinazh.

Pelegrinazhi i haxhit dhe umrah sjellin të ardhura të mëdha për vendin. Para pandemisë, ato së bashku sillnin rreth 12 miliardë dollarë në vit.

Pelegrinazhi pesë-ditor i haxhit është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe një detyrë një herë në jetë për çdo mysliman, i cili mund ta përballojë udhëtimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button