VIDEO LAJM: Zjarr në një restoran në qendër të Shkupit derisa kishte dasmë

Para pak çastesh një zjarr ka shpërthyer në garazhën në kate përballë drejtorisë së Makpetroll në qendër të Shkupit. Nga videot që siguruar Portalb.mk mund të shihet zjarri në pjesën e epërme të objektit. Zjarrfikësit po intervenojnë në shuarjen e zjarrit. 

“Në orën 23:02 është pranuar paraqitje se në Restoran Ragusa të lokuar në çatinë e garazhes në kate – 26 korriku në bulevardin Kirilli dhe Metodij ka shpërthyer zjarr. Në restorant ka pasur dasmë dhe numër më i madh i personave janë evakuuar. Zjarri me siguri është shkaktuar nga magazina apo ventilimi i parregullt. Tani për tani nuk ka persona të lënduar. Zjarri po shuhet nga ana e zjarrfikësve”, njoftuan nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button