Qeveria e RMV-së miratoi masa të reja për parandalim të Covid – 19

Qeveria në seancën e sotme miratoi disa vendime për parandalim të përhapjes së valës së re të Covid – 19. Siç informoi kryeministri, Zoran Zaev, Qeveria miratoi vendim që deri më 15 gusht të gjitha objektet hotelerike të regjistruara për ahengje mund të punojnë në ambiente të mbyllura, vetëm me respektim të respektimit të masave të Covid – 19, me plotësimin deri në 40 % të kapaciteteve dhe më së shumti 250 mysafirë, në pajtueshmëri me protokollet të cilat kanë qenë në fuqi, transmeton Portalb.mk.

  • Për klubet e natës, kabaretë, baret mbetet në fuqi ndalesa për punë në pjesën e mbyllur të objektit, vetëm në pjesën e hapur deri në 50 % të kapaciteteve të hapësirës dhe numër të kufizuar të vizitorëve deri më së shumti 1000 vizitorë, në pajtueshmëri me protokollet aktuale.
  • Prej më 16 gusht ndalohet tërësisht puna dhe organizimi i çdo lloj ngjarje në ambiente të mbyllura në të gjitha objektet hotelerike, përfshirë edhe ahengje në objektet hotelerike të regjsitruara për ahengje apo lloj tjetër i objekteve të tipit të mbyllur.
  • Prej 16 gusht 2021 vendoset vërtetim i obligueshëm për imunizim, më së paku një dozë, përfshirë edhe në objektet hotelerike, ku ka më shimë se 30 persona prezent, për çdo lloj ngjarje në ambient të hapur.
  • Vërtetimi për imunizim më së paku dozën e parë të vaksinës ka të bëjë për personat mbi 18 vjeç.

Zaev më tej ka shkruar se, obligohen të gjitha shërbimet e inspektimit që në periudhën vijuese t’i intensifikojnë kontrollet me qëllim zbatim strikt dhe respektim të rekomandimeve preventive, masat në kohë dhe masat e urdhëruara në lidhje me Covid – 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button