Mickoski: Pajisjet për gjurmë të gishtave janë hap i madh drejt demokracisë

Furnizimi i pajisjeve për gjurmë të gishtave për votim janë një hap i madh drejt demokracisë, ndërsa forma prej të cilës furnizohen janë korporatë me renome ndërkombëtare, deklaroi sot lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media, transmeton Portalb.mk.

“Nga informatat që i kam marrë nga kryetari i KSHZ-së, procedua për furnizimin e tyre ka përfunduar. Ai është një hap i madh drejt demokracisë dhe vënia fund e keqpërdorimeve siç janë votimi familjar dhe grupor, ndërsa njëkohësisht mund të vërtetohet sipas bazave të të dhënave, sa njerëz ka në Maqedoni, pa manipulim”, tha Mickoski.

Ai pret që MPB në kohë sa më të shkurtër ta përfundojë procesin me të cilin bazën e të dhënave të qytetarëve do ta vë në dispozicion të KSHZ-së

Për kompaninë prej të cilës furnizohen, Mickoski tha se bëhet fjalë për kompani me renome.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në seancën e djeshme, theksoi se është refuzuar ankesa për furnizim të pajisjeve për identifikim biometrik të votuesve për gjurmë të gishtave, me çka në periudhën vijuese do të nënshkruhet marrëveshje me operatorë ekonomik për furnizim të të njëjtave.

KSHZ paraprakisht e zgjodhi kompaninë gjermane Dermalog në tenderin për furnizim të pajisjes teknike për zbatim të zgjedhjeve lokale me shenja nga gishti. Kryetari i Komisionit, Aleksandar Dashtevski pati thënë se kjo kompani e ka pasur ofertën më të mirë, i përmbush kushtet dhe se ka pasur aparate më të mira. Në KSHZ në vijim është edhe furnizimi për aplikacion për rrjedhën e zgjedhjeve dhe për rezultate fillestare dhe jozyrtare nga zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button