Në Maqedoninë e Veriut ka dhjetëra zjarre aktive

Zjarri në fshatin Nov Istevnik lagjja Pasjak në rajonin e Dellçevës është vënë nën kontroll, informuan sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Sipas QMK në këtë moment gjendja më serioze është në vendin e thirrur Uji i Shenjtë mes fshatrave Trabotivishte dhe Razvollci. Deri në këtë moment zjarri që është në zonën e komunës së Dellçevës është vënë nën kontroll, transmeton Portalb.mk.

Në rajonin e Pehçevës dhe Berovës është aktiv zjarri që shpërtheu te vendi Bejazn Tepe, aty ka zjarr në fshatrat Robovo, Maçevo, Budinarci. Alarmante është situata rreth fshatrave Budinarci dhe Maçevo. Drejtori i QMK, Stojançe Angellov në profilin e tij në Facebook informoi se gjatë natës zjarri në afërsi të fshatit Budinarci tempo të ndryshueshme dhe tash është qetësuar pak.

Ai tha se, po intervenojnë dy helikopterë maqedonas dhe dy serb, ndërsa gjatë ditës në shuarjen e zjarrit duhet të kyçet edhe avioni i madh kundër zjarrit.

“Në luftën kundër zjarrit do të kyçen edhe një numër i madh i zjarrfikësve nga ky rajon, si dhe zjarrfikësit nga Sllovenia, Austria dhe Bullgaria. Përkrah tyre, marrin pjesë edhe ekipe nga Pyjet Nacionale, pjesëtarë të Armatës dhe Policisë, DMSH, QMK dhe një numër i madh i vullnetarëve nga popullsia lokale. Një falënderim të madh për të gjithë ata për sakrificën dhe guximin e treguar”, ka shkruar ai.

Në rajonin e Velesit zjarri që filloi në Bogosllovec ende nuk është shuar dhe është aktive në fshatin Kadrifakovo. Ende është aktiv edhe zjarri nga 1 gushti në Pogana. Në rajonin e Radovishit ka zjarr në fshatin Damjan, por deri më tani nuk ka rrezik në fshat.

Në Prilep zjarri në fshatrat Rakle, Nikodin dhe Toplica nga 2 gushti është aktiv zjarri me intensitet të fortë.

Në rajonin e Prilepit ka zjarr me intensitet të fortë në fshatin Dren. Kryetari i Prilepit ka kërkuar helikopter për shuarjen e zjarreve dhe ndihmën e armatës.

Në Gostivar mbi fshatin Pozharan zjarri është aktivizuar sërish.

Zjarri te fshatrat Rahoviq – Bukoviq – Llaskarcë në Saraj është nën kontroll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button