RMV, Rumania dërgon aeroplan për shuarje të zjarrit me kapacitet të madh

Pas kërkesës me shkrim të ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska deri tek kolegu i saj rumunNikollae Jonel Çuka për ndihmë urgjente në ballafaqimin me zjarret, Rumania solli vendim që të dërgojë aeroplan për shuarje të zjarrit me kapacitet më të madh, informon Ministria e Mbrojtjes, njofton Portalb.

“Ju lusim t’i konfirmoni mundësitë për dërgim të aeroplanit për ballafaqim me zjarre pyjore, të cilët janë me nevojë të jashtëzakonshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Solidariteti aleat është shumë i rëndësishëm në këto kohëra të vështira dhe ne jemi falënderues për gjithë ndihmën dhe mbështetjen”, thuhet në letrën që ministrja Shekerinska ia dërgoi ministrit rumun të Mbrojtjes Kombëtare, Nikollae Jonel Çuka.

Kjo është edhe një përgjigje pozitive nga një vend-aleat i NATO-s, pas reagimit të ministrit të Mbrojtjes së Sllovenisë e cila dërgoi zzjarrfikës dhe automjete zjarrfikëse në rajonet në zjarr në gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pas ndihmës që e dërgoi fqinji Bullgaria, thuhet në kumtesën nga Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button