Enver Hoxhaj u largua nga Kryesia e PDK-së

Enver Hoxhaj, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe ish – U.D i kryetarit të PDK-së është larguar nga kryesia e re partisë e miratuar dje në organet e kësaj partie.

Në një postim në Facebook ai ka falënderuar kryetarin e ri Memli Krasniqi dhe anëtarët tjerë duke thënë se do të respektojë atë që deputetët të mos përfshihen në kryesi.

“Në vijimësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz ti ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet. Është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai ka deklaruar se do të angazhohet për të ndihmuar partinë në zgjedhjet lokale.

Hoxhaj kishte zëvendësuar ish kryetarin Kadri Veseli dhe ishte kandidat për kryeministër në zgjedhjet e fundit.

Ndryshe Memli Krasniqi e ka falënderuar Hoxhajn për punën dhe kontributin e madh në udhëheqje të Partisë Demokratike të Kosovës, në veçanti për punën e tij si u.d kryetar i PDK-së në kohë të vështira për ne dhe për Kosovën.

“Ndonëse ne kishim vendosur në Konventën e dhjetë të PDK-së që deputetët tanë ta kryejnë vetëm punën në Kuvend, pa mbajtur pozita të dyfishta edhe në Kryesi të partisë, në respekt të kontributit dhe punës së tij, unë e kam propozuar profesor Hoxhajn që të jetë edhe pjesë e Kryesië së re, por ai ka vendosur ta respektoj plotësisht parimin e dalë nga Konventa duke mbajtur vetëm detyrën e deputetit të PDK-së në Kuvend.E falënderoj shumë për këtë çasje pozitive të tij dhe për ofrimin e gjithë mbështetjes që ka dhënë dhe do të japë për reformat dhe fitoret e PDK-së për Kosovën” ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button