Ramiz Merko do të kandidojë për mandat të ri në Strugë

Kryetari aktual i Strugës, Ramiz Merko do të jetë kandidati i BDI-së për mandat të ri për kryetar në zgjedhjet e ardhshme lokale në tetor. Vendimin e ka kumtuar zëvendëskryeministri i parë nga radhët e BDI-së, Artan Grubi, gjatë panel diskutimit të organizuar nga Komuna e Strugës me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, transmeton Portalb.mk.

“Ramizi është kryetar i mirë edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët edhe për turqit edhe për romët. Të pranishmëve u përcolla porosi nga zotëri Ahmeti se zotëri Ramiz Merko do të jetë kandidat edhe për një mandat në Strugë në zgjedhjet lokale për 17 tetor, sepse jemi të bindur me zotërinë Merko do të fitojmë dhe do të vazhdojmë menaxhimin e suksesshëm me Strugën, sepse atë e kërkojnë edhe qytetarët”, deklaroi Grubi.

Ai vlerëson se Merko ka merituar dhe thotë se padia penale që është dorëzuar për harxhim të buxhetit, është dëshmi se kryetari i komunës është diçka fajtor. Ai ka shtuar se, qytetarët janë ata të cilët vendosin, ndërsa Merko çdoherë kur ka kandiduar ka fituar dhe ka dërguar në pension politik edhe lider të partisë që ka pasur për kundër kandidat.

Ai tha se, Merko do të tregojë se cilat do të jenë projektet kyçe me të cilat do ta kërkojë besimin e struganëve, por do të ketë agjendë të gjelbër.

“Agjenda jonë do të jetë qëllimi kryesor i këtyre zgjedhjeve edhe për kryetarët tonë të komunave. Partia në nivel republikan do të vendosë disa përcaktime, tre, pesë apo shtatë, të cilat do të jenë të përgjithshme për çdo komunë, përderisa specifikat për çdo komunë do t’i ndërtojmë ekipet lokale”, deklaroi Grubi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button