Zyrtare: Messi nuk do të vazhdojë në ekipin e Barcelonës

FC Barcelona ka njoftuar se futbollisti i tyre, argjentinasi Lionil Messi nuk do të vazhdojë karrierën në ekipin aktual, transmeton Portalb.mk.

“Lajmi i fundit. Leo Messi nuk do të vazhdojë në FC Barcelona”, ishte njoftimi i shkurtë i ekipit të LaLigës.

Këtë verë një gjë e tillë është diskutuar, duke llogaritur se argjentinasi nuk e kishte vazhduar më herët kontratën me ekipin katalon, ekip ku 34 vjeçari ka luajtur rreth dy dekada.

Ndryshe, qëllimi i Barcelonës ishte të mbyllë çështjen e rinovimit të kontratës me 34-vjeçarin amerikano-jugor brenda datës 13 gusht kur do të nisë zyrtarisht sezoni i ri i La Ligas në mënyrë që Lionel Messi të jetë në fushë në datën 15 gusht në debutimin sezonal të Barcelonës përballë Real Sociedad, ndeshje të cilën skuadra e Ronald Koeman do ta luajë në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button