fbpx

RMV, Apeli edhe një herë i përkujtoi të gjithë se Rashkovski ka ndalesë për komunikim dhe ia vazhdoi arrestin shtëpiak deri më 8 shtator

Gjykata e Apelit në Shkup ia vazhdoi përsëri arrestin shtëpiak të dyshuarit për korrupsion Dragi Rashkovski, ish -sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, deri më 8 shtator, transmeton Portalb.mk.

Veç kësaj, Gjykata e Apelit thotë se ata edhe një herë e kanë theksuar ndalesën për komunikim me celular dhe mjete elektronike për komunikim, duke shtuar se ndalesa është e gjallë dhe se vlen gjatë gjithë kohës, sepse Prokuroria për krim të organizuar nuk ka kërkuar kurrë që ndalesa të hiqet dhe Rashkovski të mund të flasë nga arresti shtëpiak në celular derisa është nën hetim. Apelacioni i përcaktoi ndalesë për komunikim Rashkovskit, kur e liroi nga Shutka në arrest shtëpiak më 4 qershor.

Dy javë më parë, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion e kapi Rashkovskin duke folur në celular, dhe atë jo me këdo, por me një të dyshuar tjetër dhe menjëherë kërkoi paraburgim. Ai e ka shkelë ndalesën për komunikim, ka ndikuar në procedurën e dëshmisë. Kjo është procedura, ky është ligji që zbatohet për qytetarët e zakonshëm që janë të dyshuar, të akuzuar.

Por Gjykata penale themelore, e refuzoi aty-për-aty kërkesën për paraburgim në Shutkë. Në komunikatë nga gjykata pohonte se masë e tillë shtesë – ndalesë, nuk kishte pas në atë moment.

“Ndalesa për komunikim midis të dyshuarve që janë në arrest shtëpie dhe për të cilët po pyesni nuk është hequr kurrë. Prokurori nuk është i detyruar që,  me çdo kërkesë për 30 ditë të tjera arrest shtëpie, të kërkojë përsëri e përsëri ndalesë për komunikim. Prokurori mund të kërkojë vetëm heqjen e tij, gjë që në këtë rast, ai kurrë nuk e ka bërë. Çdo dy muaj, Gjykata e Apelit e shqyrton zbatimin e masave dhe ndalimet ndaj të dyshuarve dhe e kemi përcaktuar që ndalesa për komunikim për dy të dyshuarit duhet të vazhdojë edhe më tej”, është përgjigja zyrtare për SDK nga Gjykata e Apelit Shkup.

Por erdhi puna që Rashkovskit t’i ndalohet komunikim ndërsa ishte nën hetim? Sipas aktvendimeve të publikuara nga Gjykata Penale dhe e Apelit, ai e kishte penguar hetimin qysh me hapjen e procedurës para-hetimore. Ai kishte bërë përpjekje të shkatërrojë provat, të ndryshojë datat e dokumenteve, kishte krijuar dhe falsifikuar dokumente të reja, vetëm për të penguar hetimin paraprak dhe që mos të ketë hetim.

“Dyshimi kishte qenë i bazuar se i dyshuari do të pengonte hetimin duke ndikuar në dëshmitarët që do të merreshin në pyetje më tej, të cilët ishin personat me të cilët ai kishte bashkëpunuar, si dhe personat që ishin punësuar me marrëveshje për të drejtën e autorit në Qeverinë e R. e Maqedonisë së Veriut. Kështu, duke pasur parasysh faktin se pas hapjes së procedurës para-hetimore, i dyshuari e kishte bërë pengesa duke ndikuar në bashkëpunëtorin tani e në atë kohë dëshmitar dhe njëkohësisht ka ushtruar ndikim mbi dokumentacionin material duke i ndryshuar datat e raporteve dhe duke gjeneruar raporte. Njëkohësisht gjatë hetimit është vërtetuar se i dyshuari ka bërë ndryshime të datave dhe ka shënuar numër të protokolli të dokumentit, që nga inspektimi i librit të punës të Qeverisë, nuk korrespondonte me dokumentin e paraqitur në prokurori sipas atij numri. Prandaj, realisht mund të pritet që i dyshuari të ndikojë përsëri te dëshmitarët, punonjësit e Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë së R së Maqedonisë së Veriut, për të cilët ai ishte përgjegjsë dhe mbi personat me të cilët ai kishte bashkëpunuar. Dhe pikërisht ata njerëz është dashur të dëgjoheshin si dëshmitarë gjatë procedurës së hetimit. Ka qenë reale të pritej që i dyshuari të ndikonte mbi provat materiale dhe rrjedhën e mëtejshme të procedurës, ndërsa gjatë kësaj dëshmitarët është dashur të japin deklarata për mënyrën e bashkëpunimit me të dyshuarin në periudhën kritike”, ishte thanë në aktvendimet e gjykatës për atë çka kishte bërë Rashkovski para se të ndalohej.

Paraburgimi deri më 8 shtator iu zgjat edhe të dyshuarit të dytë, pronar i kompanisë “Invoka”, nga i cili Rashkovski me para të qytetarëve i kishte blerë shpikjet e tij-softuer, të cilët nuk i nevojiteshin askujt.

Të dy kanë parashtrua ankesë, në Gjykatën Supreme, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button