RMV, pasi e uzurpoi tokën shtetërore ku ndërtoi objekt pa leje, policia e paditi 51 vjeçarin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një qytetari të Gostivari në lidhje me uzurpimin e tokës shtetërore dhe ndërtime pa leje, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj 51 vjeçarit nga Gostivari, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale uzurpim të pronë dhe ndërtim pa leje”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se ai ka dëmtuar edhe buxhetin e shtetit me aktivitetet e tilla.

Raportohet që në maj të këtij viti ai kishte ndërtuar edhe struktura betoni në atë sipërfaqe që gjendet në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button