fbpx

Mundësi kosovar, Egzon Shala, përfundoi garën në Tokio

Mundësi nga Kosova, Egzon Shala, ka përfunduar garën në Lojërat Olimpike në Tokio, duke arritur të renditet në tetë vendet e para në kategorinë deri në 125 kilogramë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shala erdhi në Lojërat Olimpike Tokio 2020 me normë të përmbushur dhe në raundin e parë arriti fitore ndaj Jahid Berrahal nga Algjeria, ndërsa në çerekfinale u mund nga mundësi iranian, Amir Hossein Zare.

Kishte mundësi që Shala të luftonte për bronzin nëse Zare do të fitonte në luftën tjetër, por iraniani humbi ndaj gjeorgjianit Geno Petriashvili, që i dha fund pjesëmarrjes së Shalës në Olimpiadë.

Shala ishte atleti i fundit kosovar që garoi në Tokio. Kosova fitoi gjithsej dy medalje ari në xhudo në Tokio.

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi iu bashkuan kështu Majlinda Kelmendit, e cila gjithashtu fitoi medaljen e parë historike të arit për Kosovën në xhudo në Olimpiadën e fundit të mbajtur në Rio në vitin 2016.

Kosova në Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020” në Japoni u përfaqësua nga 11 atletë nga disa sporte. Me normë garuan xhudistet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, si dhe mundësi Egzon Shala.

Me ftesë të nikoqirit të Lojërave Olimpike, ekipi i Kosovës përfshinte edhe boksieren Donjeta Sadiku, qitësin Driton Ibrahimi, atletin në 800 metra, Musa Hajdari dhe notarët Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli. Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020 filluan më 23 korrik dhe do të përfundojnë më 8 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button