fbpx

RMV, MASh ndan bursa për studime pasdiplomike dhe për herë të parë bursa për 15 doktorantë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për herë të parë shpalli konkurs për dhënien e bursave për studimet e doktoratës në vend. Pasi u hoqën 10 vjet më parë, është shpallur përsëri konkurs për bursa për studentët pasuniversitar, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se në përputhje me ndryshimin e programit për veprimtarinë kërkimore-shkencore, nga viti i ardhshëm akademik 2021-2022, futen 50 bursa për studime të ciklit të dytë në fushën e shkencave matematiko-natyrore dhe teknologjisë teknike, me bursë mujore prej 9.000 denarë për nëntë muaj të vitit.

Për herë të parë janë përfshirë edhe 15 bursa në vlerë prej 18.000 denarë në muaj për 12 muaj gjatë vitit akademik për studimet e ciklit të tretë në vend.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se këto konkurse ofrojnë mbështetjen që të rinjtë kanë kërkuar prej tyre dhe nga Qeveria për lehtësim ekonomik të atyre që vendosin të vazhdojnë ciklin e dytë ose të tretë të studimeve në institucionet vendore të arsimit të lartë.

Procedura e aplikimit bëhet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk. Ata kandidatë që nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, do të mund të plotësojnë aplikim në letër dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Të gjitha informacionet mbi dokumentacionin e kërkuar dhe afatet e aplikimit mund të gjenden në linqet vijuese për konkurset për bursa nga cikli i dytë dhe i tretë.

Këtë vit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës prezantoi disa kategori të reja të bursave, ndërsa i rriti edhe shumat mujore të disa prej atyre ekzistuese që janë dhënë deri më tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button