Pasi i mashtroi dy persona nga Tetova duke i marrë 306 mijë denarë, policia ka ngritur padi për 58 vjeçarin nga Shkupi

Ndaj të punësuarit në Ndërmarrjen publike për menaxhimin me kullosat është ngirtur kallëzim penal pasi ka marrë 306 000 denarë për të kryer një shërbim ndaj dy qytetarëve nga Tetova, shërbim të cilin nuk e ka kryer, transmeton Portalb.mk.

Raportohet që 58 vjeçari G.S. dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim.

“Në vitin 2018, i padituri është takuar me dy persona, duke ju premtuar se mund të ndihmojë të marrin një kohë të gjatë të drejtën e shfrytëzimit të tokës shtetëorre në rajonin e Tetovës me një sipërfaqe prej 3.062 metra katror”, raportoi Ministria e Punëve të Brendshme, duke theksuar se të hollat pastaj nuk janë kthyer nga i dyshuari.

Policia sqaroi që deri në vitin 2020 i dyshuari nuk e ka kompletuar dokumentacionin, duke përfshirë edhe lejen nga Ministria e Bujqësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button