RMV, mjeku që fotografoi tabelën me gabim në Poliklinikën “Bukuresht” u pushua nga puna

Në deklaratë, ai thotë se formalisht dhe ligjërisht në vendimin për pushim nga puna shkruan se ka munguar tri ditë pune, raporton 360 shkallë, transmeton Portalb.mk. Neurologu shumëvjeçar doktor Miroslav Grozdanovski, i cili një muaj më parë fotografoi tabelën me mbishkrim të gabuar për “dermatovenereologji” në Poliklinikën Bukuresht, e që më pas u shfaq në mediat sociale duke ndezë valën e talljes publike, është shkarkuar tre vjet para pensionimit të tij, informon “Sloboden peçat” (Shtypi i lirë).

Sipas mediave, dyshimi i mjekut është se pikërisht ajo që ai vuri në pah ngjarjen në dukje naive me tabelën e shkruar gabim, ishte baza për shkarkimin e tij.

Në deklaratë, ai thotë se formalisht dhe ligjërisht në vendimin për pushim nga puna shkruan se ka munguar për tri ditë pune.

“Unë erdha në Bukuresht ndërsa isha me pushime të premten dhe isha i bllokuar, nuk mund të hyja në sistem. Tashmë jam transferuar në ’Bit Pazar’. Nga e hëna, natyrisht, unë nuk shkova në ’Bit Pazar’ dhe menjëherë më kishin shkarkuar e më kishin çregjistruar, kështu që tani jam mjek specialist neurolog i papunë, tre vjet para pensionimit.”, thotë mjeku në deklaratë.

Pas publikimit të tabelës së shkruar gabim, Grozdanovski, u shpërnda nga “Bukureshti” në Poliklinikën “Bit Pazar”. Ai edhe atëherë kishte një deklaratë në të cilën ai shprehu dyshimin se arsyeja e rishpërndarjes ishte bordi, ndërsa drejtori i Qendrës shëndetësore-Shkup, Dr. Viktor Isijanovski, atëherë tha se rishpërndarja nuk është rezultat i fotografisë të shkrepur i tablës me mbishkrim të gabuar.

Deklaratën e plotë të Grozdanovskit mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button