RMV, Ministria e Arsimit shpalli konkurset për bursa për nxënësit dhe studentët për vitin 2021/2022

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës (MASH) njofton se janë shpallur konkurset për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë për vitin shkollor, gjegjësisht akademik 2021-2022, nga MASH thonë se këtë vit janë rritur shumat ndërsa janë futur edhe kategori të reja të bursave, transmeton Portalb.mk.

Kandidatët e interesuar mund të klikojnë në këtë link. Për secilin konkurs janë theksuar kushtet, kriteret, dokumentacioni i nevojshëm dhe afatet për konkurrim me qëllim të realizimit të të drejtës për shfrytëzimin e bursës përkatëse.

“MASH dhe Qeveria këtë vit vendosën të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme  politikën e bursave për nxënës dhe studentë, në mënyrë që të plotësojnë nevojat e sa më shumë të rinjve, por  edhe të marrin shuma mujore të rritura që do të ndiejnë vërtet mbështetjen që shteti ofron gjatë procesi arsimor.”, thonë nga MASH.

Nga MASH thonë se në pjesën më të madhe të kategorive të bursave  për nxënës, të cilat janë ndarë deri më tani, shumat mujore janë rritur me rreth 60 për qind, ndërsa gjithashtu janë futur edhe kategori të reja, prej të cilave më të rëndësishme janë bursat për nxënësit e regjistruar në paralelet duale, në drejtimet deficitare ose në arsimin e mesëm profesional tre vjeçar.

“Gjithashtu janë rritur edhe shumat  mujore të pjesës më të madhe të bursave për studentë disa prej tyre deri më  80 % “ thanë nga MASH.

Nga ky vit, procedura për konkurrim për bursa është digjitalizuar përmes portalit http://e-uslugi.mon.gov.mk, ku ndjeshëm është thjeshtëzuar mënyra e realizimit e të drejtës.

Nxënësit dhe studentët të cilët nuk kanë mundësi të aplikojnë në formë elektronike plotësojnë fletëparaqitje në letër (listë evidentimi) dhe e dorëzojnë dokumentcionin e nevojshëm sipas konkursit përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Nga MASH  thonë se sigurojnë mbështetje gjatë konkurrimit për secilin kandidat i cili  plotëson kushtet për kategori të caktuar të bursës, përmes Sektorit për standard të nxënësve dhe studentëve.

Kontaktet personale të të gjithë punonjësve, përfshirë punonjësit në këtë sektor, janë të shënuar në linkun në vazhdim – https://mon.gov.mk/page/?id=6 ,

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button