Sllovenia do të dërgojë 16 automjete dhe 46 zjarrfikës për shuarjen e zjarreve në RMV

Pas bisedës së djeshme telefonike mes ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska dhe kolegut të saj slloven, Matej Tonin, Sllovenia do të dërgojë 16 automjete të zjarrfikësve dhe 46 zjarrfikës, që të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Zjarrfikës nga Sllovenia

“Shpresoj se do t’i shuani zjarret sa më shpejtë të jetë e mundur”, i ka shkruar ministri Tonin ministres Shekerinska, duke e informuar për reagimin e shpejtë të Sllovenisë.

Nga Ministria e Mbrojtjes informuan se, ndihma e Sllovenisë pritet të arrijë më së voni nesër.

Mbrëmë ministrja Shekerinska falënderoi për ndihmën nga shtetet fqinje dhe aleatët e NATO-s dhe tha se Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në miqtë e saj në fatkeqësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button