Dimkovski: Filloi bojkoti i paralajmëruar i personelit makinist në Hekurudhat e RMV

Për shkak të mospagesës së pjesës së dytë të pagës për muajin qershor, personeli makinist në “hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut” (HRSV), nga sot në orën 16 hyri në bojkot, konfirmoi për MIA-n, Toni Dimkovski, përfaqësues i personelit makinist në HRSV, njofton Portalb.

Bojkoti i makinistëve, sipas paralajmërimeve të Dimkovskit, do të zgjasë deri nesër në ora 11 për kur është caktuar takim me menaxhmentin e HRSV-së.

“Nga ora 16 në pushim është komunikacioni në HRSV-së. kam presione nga menaxhmenti po do t’i përballojmë. Do të kthehen vetëm trenat që mëngjesin e sotëm u nisën drejt Manastirit dhe Gjevgjelisë. Do të shohim nesër se nëse do të ketë ndonjë ndryshim pas takimit me menaxhmentin”, deklaroi Dimkovski.

Njëherit, ai paralajmëroi se deri te BD i HRSV-së, si dhe deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe deri te Agjencia për komunikacion hekurudhor do të dërgojnë shkresë përmes të cilës, h=krahas pagesës së pagës kërkojnë edhe pagesë të kompensimit për cilësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button