fbpx

RMV, mësuesit kërkojnë paga më të larta ose do të bojkotojnë mësimin nga shtatori

Plenumi i mësuesve, me letër drejtuar ministres Milla Carovska dhe sindikatave SAShK dhe SPASh, njoftoi se kërkon rritje të pagave të mësuesve në arsimin fillor dhe të mesëm dhe se planifikon bojkotimin e mësimit që nga fillimi i vitit të ri shkollor nëse një gjë e tillë nuk sigurohet, transmeton Portalb.mk.

Të pakënaqur me shumën e pagës bazë të mësuesve, ata kërkojnë që Carovska të bëjë përpjekje maksimale në Qeveri dhe të plotësojë nevojat e të gjithë punonjësve në arsim duke siguruar rritje të pagës në vitin e ri shkollor 2021/2022.

Kësaj kërkese i referohemi si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve të cilat përdoren në jetën e përditshme, si dhe rritjes së pagës mesatare e cila është shumë më e lartë se pagat e punonjësve të arsimit. Përndryshe, ne, mësuesit nga Plenumi i Mësuesve, do të detyroheshim të organizoheshim dhe të shfaqnim pakënaqësinë publike”, theksojnë nga Plenumi në kërkesën drejtuar Carovskës.

Të dy sindikatat – SAShK (Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) dhe SPASh (Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë), Plenumi i mësuesve i informon se janë të shqetësuar për gjendjen e dobët financiare të punonjësve të arsimit fillor dhe të mesëm, planifikojnë bojkotimin e mësimit në fillim të vitit shkollor 2021/2022, nëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria nuk gjejnë një zgjidhje dhe të rrisin pagat.

“Kërkojmë nga sindikatat që të mbështesin bojkotin e mësimit që planifikojmë nga shtatori 2021. Konsiderojmë se sindikatat kanë përgjegjësinë më të madhe për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e punonjësve dhe me atë rast ne presim që ju të na mbështetni në kërkesat dhe përpjekjet tona”, thonë nga Plenumi i mësuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button