Mbi 4,1 miliardë doza të vaksinës COVID-19 janë administruar në mbarë botën

Sipas shifrave të përpiluara nga “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 4,1 miliardë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinës COVID-19 në botë, me 1 miliard e 670 milionë doza, e ndjekur nga India me 472,2 milionë doza.

 

SHBA-ja ka administruar 346,4 milionë doza, Brazili 142,4 milionë, Gjermania 92,05 milionë doza.

Më pas vijon Japonia me 87,3 milionë doza, Mbretëria e Bashkuar 85,2 milionë, Turqia 73,6 milionë doza.

Lista vazhdon me Francën, e cila ka administruar mbi 72,6 milionë, Italia 68,7 milionë, Indonezia 68,1 milionë, Meksika 67,3 milionë, Rusia 62,2 milionë dhe Spanja 56,1 milionë doza.

 

Që nga shfaqja e virusit në Kinë, deri më tani në botë jetën kanë humbur mbi 4,23 milionë njerëz, kurse mbi 199 milionë janë infektuar me virusin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button