Në shekullin XXI Lubeteni është pa ujë, përkundër se u premtua nga pushteti lokal aktual, reagojnë nga Alternativa

Partia opozitare Alternativa, dega e Butelit ka reaguar në lidhe me gjendjen në fshatin Lubeten, ku qytetarët vazhdojnë të jenë pa ujë, përkundër se ishte premtuar nga kryetari aktual i Butelit, transmeton Portalb.mk.

“E duke qenë në përfundim të mandatit të kryetarit të Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, si dhe të partnerit të tij të koalicionit BDI, me të cilin e ndajnë së bashku pushtetin lokal, nuk mund të mos i pyesim se çfarë u bë me premtimin e dhënë banorëve të fshatit se Luboteni në vitin 2018 do të ketë ujë të pijshëm”, deklarojnë nga Alternativa.

Opozita përkujtoi që ky premtim është dhënë më 20 tetor të vitit 2017, ndërsa ajo ishte firmosur dhe noterizuar edhe nga kryetari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button