Në Kosovë përsëri u regjistrua numër i madh i rasteve të reja me Kovid-19

Kosova nga 2 849 teste ka regjistruar gjithsej 100 raste pozitive me virusin Kovid-19, duke shënuar një rritje të madhe të rasteve aktive, transmeton Portalb.mk.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus, ndërsa janë shëruar vetëm tre qytetarë.

Gjendja epidemiologjike raporton që në gjithë vnedin janë 539 raste aktive, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 105 660.

Ndërkohë në gjithë vendin po vaksinohen mbi dhjetë mijë qytetarë, ashtu që deri më tani janë 146 215 qytetarë me dy doza, ndërsa me një dozë 282 089 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button