fbpx

Nuk ka dëshmi  se vaksinat përmbajnë oksid të grafenit

Ky postim i shoqëruar me një video që po shpërndahet në Facebook e manipulon publikun se vaksina „Pfizer”  përmban oksid të grafenit dhe është e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Nuk ka dëshmi të forta dhe shkencore që e vërtetojnë këtë. Videoja, si një intervistë në mediat online, nuk prezanton ndonjë studim shkencor ose dëshmi të dokumentuara, por një bisedë mes një prezantuesi dhe një mjekeje – një ekonomiste të shëndetit ndërkombëtar dhe studiuese të produkteve farmaceutike, të cilët pretendojnë se me aplikimin e kësaj vaksine do të bëhet gjenocid i popullsisë, shkruan Vërtetmatësi

Postimi në Facebook e çorienton publikun se më në fund është zbuluar sekreti se vaksina e Pfizer përmban 99% oksid të grafenit. Në mbështetje të pretendimit të tij, ai thekson se videoja është censuruar nga kanali Youtube, me çka tani, gjoja më në fund është zbuluar e vërteta.

Youtube më censuroi! Vendim i gabuar, shokë. Epo kaq e patët! Tani do e përhapim kudo! 99% e përmbajtjes së vaksinës është oksid i grafenit. Video që është shpërndarë më shumë se 20.000 herë vetëm në Ballkan! Kësaj radhe kemi PROVA SHKENCORE, këtë herë SEKRETI u zbulua! Të gjithë duhet ta dijnë këtë, madje edhe miqtë tanë dhe tuaj që tashmë janë “shpuar”, thuhet në postimin e shoqëruar me një video e të marrë nga StewPeters.tv

Videoja bazohet në një intervistë online me Dr. Jane Ruby, siç e emërton prezantuesi, një ekonomiste të shëndetit ndërkombëtar dhe studiuese të produkteve farmaceutike me 20 vjet përvojë. Në intervistë, ajo bazohet në hulumtimin e një ekipi shkencëtarësh nga Universiteti i Almerisë në Spanjë, ndërsa raportin e ka përgatitur profesori Pablo Campra Madrid. Në po atë video pretendohet se kjo është arsyeja për shfaqjen e efektit magnetizues të organizmit dhe se është pjesë e një eksperimenti global mbi popullsinë botërore dhe lidhje me rrjetin 5G.

„Vërtetmatësi“ tashmë ka shkruar se hulumtimi i lartpërmendur nuk siguron dëshmi shkencore bindëse se vaksina Pfizer / Biotek kundër Covid-19 përmban oksid të grafenit, siç thuhet në intervistën e shpërndarë në Facebook. Kjo mbështetet edhe nga fakti se nga një hulumtim i tillë nuk është publikuar asnjë studim shkencor, nuk është publikuar as nga vetë Universiteti i Almerisë, siç raportohet nga portali spanjoll Newtral.es.

Institucioni akademik është distancuar nga ky studim i supozuar dhe përfundimet e tij:

Universiteti as nuk i mbështet as “i ndan” përfundimet e studimit, pasi bëhet fjalë për “një raport jozyrtar nga një profesor universitar mbi analizën e një mostre me origjinë të panjohur me një mungesë të plotë të monitorimit” thuhet në kumtesën e universitetit në 2 korrik.

Në video, e ftuara pretendon se bëhet fjalë për vaksinën “Pfizer”, dhe se një person në polici e ka konfirmuar vërtetësinë e origjinës së vaksinës. Autori i raportit, siç raportohet nga portali Newtral.es, pranon se epruveta me lëngun, të cilin ai e ka analizuar, ka mbërritur me postë, por që ai nuk e di se nga ka ardhur, domethënë nuk ka mundur ta gjurmojë vendin nga ku është dërguar. Ai gjithashtu sqaron se personi që ia ka dërguar këtë pako është Ricardo Delgado Martin, i njohur për përhapjen e përmbajtjeve kundër vaksinave.

Një përfaqësues i Pfizer për Аssociated press deklaroi se vaksina e tyre nuk përmban oksid të grafenit. Studimi, me të cilin po bëhet tentativë për të “mbështur” pretendimin se në vaksinën Pfizer ka oksid të grafenit, nuk është shqyrtuar nga Unioni i mjekëve, e as nuk është mbështetur nga Universiteti në Spanjë,  Almeria.

Duke i sublimuar të gjitha informacionet, mund të konkludohet se postimi me videon përhap dezinformata lidhur me përbërjen dhe cilësinë e vaksinave. Oksidi i grafenit nuk është në listën e përbërësve të vaksinës kundër Kovid-19. Përbërja e plotë zyrtare dhe të gjithë përbërësit e vaksinave janë në dispozicion në faqen zyrtare të vaksinimit të Maqedonisë së Veriut. Ato mund t’i gjeni në këtë link. Nga dokumentet e bashkangjitura mund të shihet se në përbërjen e vaksinës “Pfizer-Biontek” nuk ka oksid të grafenit.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button