fbpx

Slavica Kotirov u emërua drejtoreshë e re e Doganës

Slavica Kotirov mori funksionin e drejtorit në Drejtorinë e Doganës nga u.d. drejtor i deritanishëm, Goran Sugarevski. Ajo deri më tani ishte zëvendësdrejtore në Doganë, transmeton Portalb.mk.

Nga Qeveria njoftuan se në seancën e mbrëmshme kanë pranuar dorëheqjen dhe kanë shkarkuar Sugarevskin dhe kanë emëruar Kotirov.

Sugarevski më 9 korrik informoi se, ka dhënë dorëheqje dhe tha se nga 11 korriku do të kthehet në vendin e vjetër të punës në Komunën e Prilepit.

Ai do të dorëzojë kandidaturë në organet partiake të LSDM-së për kandidat për kryetar të Komunës së Prilepit.

LSDM deri më tani ka konfirmuar zyrtarisht 35 kandidatë për kryetar komune, por për Prilepin ende nuk është zyrtare vendimi.

Ndërkaq, VMRO – DPMNE deri më tani ka publikuar tre kandidat, mes të cilëve edhe për Prilepin. Nëse Sugarevski do të jetë kandidati i LSDM-së në zgjedhjet lokale, ai do të garojë kundër doktorit Borçe Jovçevski, i cili është këshilltar aktual në këshillin komunal.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button