Vdiq basisti i ZZ Top Dusty Hill në moshën 72 vjeç

Dusty Hill, basisti i grupit të famshëm amerikan të muzikës rok ZZ Top, ka vdekur në moshën 72-vjeçare, raporton BBC.

Shokët e tij të grupit Billy Gibbons dhe Frank Beard kanë thënë se Hill vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Houston. Ata nuk kanë dhënë detaje të mëtutjeshme.

Më herët në korrik, ZZ Top ka njoftuar se Hill nuk do të luajë në turnetë e radhës për shkak të një lëndimi të ijëve, transmeton Koha.net.

I njohur për mjekrën e tij dhe syzet, Hill ka qenë basist i grupit ZZ Top për më tepër se 50 vjet.

Hill fillimisht kishte luajtur kitarën përkrah vëllait të tij Rocky në Dallas para se të shpërngulej në Houston dhe t’i bashkohej Frank Beardit.

Grupi ZZ Top u krijua në vitin 1969, dhe luajti koncertin e parë live një vit më vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button