RMV, nëse numri i të infektuarve me kovid-19 vazhdon të rritet, mund të ketë masa kufizuese për të pavaksinuarit

Numri i pacientëve me Kovid-19 në vend po rritet. Të dhënat e publikuara dje nga Instituti për Shëndet Publik për 24 orët e kaluara tregojnë se nga 3.593 teste të kryera, janë regjistruar 47 raste të reja me kovid-19, si dhe se ishin shëruar14 persona, ndërsa asnjë pacient nuk ndërroi jetë. Numri i rasteve  aktive është 359, nga të cilët 130 janë në Shkup. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje vlerësoi se në drejtim të mbrojtjes së popullatës nuk do të ketë alternativë tjetër përveç futjes së një forme kufizimi dhe se është diskutuar dhe do të diskutohet në mënyrë shtesë për masat që do të zbatoheshin për të pavaksinuarit. Për masat konkrete, njoftoi Ministri, do të diskutojnë më hollësisht në gusht, transmeton Portalb.mk.

“Kemi parë në vitet e kaluara se çfarë do të thotë të mos ketë vaksinë për një sëmundje, çfarë kufizimesh, orë policore, etj., shohim dhe ndjekim shembuj nga vendet e tjera, ka kompani private që thjesht duan që punonjësit e tyre të vaksinohen me qëllim që të mund të funksionojë normalisht procesi i punës, kurse ne do të mbrojmë shëndetin publik me atë që eventualisht do të futeshin masa të tilla ku ekziston mundësi për tubime masive, ngjarje publike, ndoshta hyrje në disa vende publike, etj.”, tha Filipçe.

Për momentin, theksoi ai, kemi shkallën më të lartë të vaksinimit në krahasim me shumë vende të rajonit dhe madje edhe në këtë pjesë të Evropës.

“Sinqerisht besoj se kështu do të vazhdojmë. Rreth 33 mijë banorë në Manastir janë vaksinuar, nga të cilët 23 mijë janë rivaksinuar. Këtu vaksinimi do të vazhdojë në Shtëpinë Shëndetësore, e cila tani është rinovuar plotësisht, të gjitha hapësirat janë përfshirë madje edhe pikat e vaksinimit. Edhe javën e kaluar kemi përqindje mjaft të lartë të vaksinimeve, çka mendoj se është shumë mirë dhe shpresoj se do të vazhdojë kështu”, tha Filipçe.

Lidhur me vaksinimin e fëmijëve, ai theksoi se nuk planifikojnë të vendosin rregulla si për ata, ashtu edhe për të rriturit dhe ta bëjnë të detyrueshëm.

“Absolutisht, as për shkolla, as për shkolla të mesme, as për fakultete, etj. Megjithatë, në këto vende ku ekziston rreziku i tubimeve të mëdha, këtu mendojmë pa dallim nëse janë adoleshentë, persona më të moshuar. Pra, në mënyrë shtesë duhet të diskutojmë për masat. Si edhe deri më tani, kemi menduar dhe e kemi dimensionuar mirë, duam që këto masa të mundshme të mendohen mirë në mënyrë që jeta të vazhdojë normalisht. Ne nuk mund të jetojmë në izolim, as me kufizime, as të bëjmë që ekonomia të durojë më shumë, veçanërisht tani që ka vaksinë në dispozicion”, tha Filipçe.

Ai përsëriti se nëse situata epidemiologjike mbetet e qëndrueshme, mësimi do të zhvillohet me prani fizike.

“Nëse situata epidemiologjike është si tani, të gjithë nxënësit do të fillojnë praktikisht prezencë fizike, pa kufizime në klasa ose numrin e nxënësve për të cilat ka protokolle – ventilim, mënyra e uljes, ndryshim klasash për lëndën etj.”, theksoni Filipçe.

Ai theksoi se është e rëndësishme që i kanë zhvilluar të gjithë skenarët dhe kanë punuar intensivisht me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe kanë bërë një plan të mirë.

“Janë zhvilluar tre skenarë të mirë në varësi të situatës epidemiologjike. Nëse situata epidemiologjike përkeqësohet, jemi të gatshëm të ndërhyjmë këtu në pjesën e mënyrës sesi organizohet mësimi”, shtoi Filipçe.

Lidhur me sasinë e vaksinave, ai kujtoi se çdo të hënë mbërrijnë mes 20 dhe 30 mijë vaksina dhe kjo është kombinim i marrëveshjes direkte me kompaninë “Pfizer” dhe ndihmës që vjen përmes shteteve anëtare të BE -së. Për tremujorin e tretë dhe të katërt, vetëm nga marrëveshja direkte, duhet të arrijnë gjithsej 700 mijë vaksina “Pfizer”, të cilat, sipas Filipçes, janë mjaft të mjaftueshme dhe në këtë moment ka mjaft vaksina.

Ministria e Shëndetësisë dje njoftuan se vaksinimi po ecën pa probleme në të gjitha pikat në të gjithë vendin, kurse është duke u zhvilluar edhe vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 500.995 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e morën 4. 098 qytetarë, ndërsa poashtu dje u vaksinuan gjithsej 13.810 qytetarë. Në vend, gjithsej janë aplikuar 862.426 doza vaksinash janë aplikuar, kurse 361.431 qytetarë janë rivaksinuar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas shifrave të fundit, 63 përqind e popullsisë mbi 70 vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 60 përqind e popullsisë mbi 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës, 55 përqind e popullsisë mbi 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 45% e popullsisë mbi 50 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.

Nga Ministria kujtojnë se qytetarët vaksinohen pa termin në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Vaksinimi në terren vazhdon edhe sot dhe do të zhvillohet në 26 vendbanime. Faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e termineve për vaksinimin e fëmijëve. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me covid në vend që nga fillimi i epidemisë është 156.171, numri i pacientëve të shëruar është 150.321, ndërsa numri i të vdekurve është 5.491.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button