Nuk është e sakë se luga ngjitet në shpatull për shkak të vaksinimit

Ekspertët mjekësorë vazhdimisht deklarojnë se vaksinat nuk kanë efekt magnetizues dhe nuk kanë përbërës magnetizues. Objektet në dorë mund të ngjiten për shkak të fërkimit (friksionit), ngjitësit, shiritit ngjitës, djersës në lëkurën e dorës, por jo për shkak të vaksinimit. Të njëjtët njerëz që mund të ngjisin objekte magnetike në trupat e tyre mund të ngjisin objekte jo-magnetike me po të njëjtën lehtësi. Fuqitë magnetike të tyre zhduken nëse lëkura e tyre lyhet me pudër, shkruan Vërtetmatës.

Në postimin që po e recenzojmë, sërish është paraqitur një mjet (lugë) e ngjitur në shpatullën e një personi për të cilin thuhet se është vaksinuar. Në përshkrimin e fotos thuhet:

Me kinezen Sinovak. Ma dërgoi një koleg. Unë nuk po them asnjë gjë. Urdhëroni ju mjekë. Çfarë, si, përse, pyet autori i postimit.

Megjithatë, mjekët tashmë kanë deklaruar se në asnjë nga vaksinat nuk ka përbërës që shkaktojnë ngjitjen e objekteve metalike në shpatull, pra vaksinat nuk shkaktojnë një efekt magnetik.

Vaksinat e asnjërit prej prodhuesve nuk përmbajnë metale.

Vërtetimi i fakteve i gazetës amerikane „USA Today“ dhe biseda me ekspertë, gjithashtu nxorri në pah se bëhet fjalë për një dezinformatë.

Pretendimi se vaksina kundër Kovid-19 mund të shkaktojë një reaksion magnetik është i pabazë dhe qesharak. Vaksinat nuk ju magnetizojnë shpatullën. Kjo tregon se personi po e ngjit mbi supe magnetin me diçka, ndoshta me djersë ose diçka tjetër, deklaroi virusologia Angela Rasmussen nga Universiteti në Georgetown për një video të ngjashme që u publikua në Shtetet e Bashkuara.

Gënjeshtrat për çipin në vaksinë dhe në shpatull, kanë arritur deri në Australi.

Dimensioni i brendshëm i gjilpërës është 0.3 mm. Çipi do të duhej të ishte një pjesë e vogël e kësaj që të mos ngecte. Unë mendoj se nuk është e mundur, sidomos për shkak të faktit se në të do të duhej të instalohej një transmetues. Që mikroçipi të jetë në gjendje të kalojë përmes kësaj gjilpëre vaksinimi, duhet të jetë më pak se një e dhjetë mijta e milimetrit, shkruajnë kontrolluesit e fakteve nga Australia.

Nuk mund të dihet se çfarë përdorin në magnet që të mund të ngjiten, a është ngjitës, ose është shirit ngjitës, ose ndoshta vetëm djersë, shkruan në „Forbes.“

Trupi juaj përbëhet pikërisht nga të njëjtat njësi ndërtuese biologjike si materialet në vaksinë, kështu që thjesht nuk ka asnjë shans që injektimi i një sasie të vogël të këtij materiali të ketë ndonjë ndikim të madh. Shumica e ushqimeve përbëhet nga molekula të ngjashme dhe konsumimi i tyre nuk i bën njerëzit magnetikë, tha për  Fullfact“ profesori i teknologjisë biomjekësore Al Edwards.

Instagram tashmë ka filluar t’i turbullojë videot me përmbajtje të tilla sepse ekspertët konfirmojnë se nuk është e vërtetë që vaksina përmban ndonjë përbërës që mund t’i bëjë ato magnetizuese.

Kështu, Dr. Сеline Gunder, epidemiologe dhe specialiste e sëmundjeve infektive tregon se në listën e përbërësve të vaksinave nuk ka hekur.

Hekuri është një nga metalet më të zakonshëm që përdoret në magnete, por do të shihni se në listën e përbërësve të vaksinave nuk ka hekur. Shumë multivitamina përmbajnë hekur dhe ne nuk kemi parë që njerëzit të magnetizohen ose në trupin e tyre të ngjiten magnete pas marrjes së një vitamine, thotë ajo.

Vërtetmatësi edhe më parë ka shkruar se vaksinat nuk kanë efekte magnetizues dhe përbërës magnetizuesObjektet në dorë mund të ngjiten për shkak të fërkimit (friksionit), ngjitësit, shiritit ngjitës, djersës në lëkurën e dorës, por jo për shkak të vaksinimit. Të njëjtët njerëz që mund të ngjisin objekte magnetike në trupat e tyre mund të ngjisin objekte jo-magnetike me po të njëjtën lehtësi. Fuqitë magnetike të tyre zhduken nëse lëkura e tyre lyhet me pudër.

Megjithatë, nga „Forbes“  thonë se ekziston një pjesë e vërtetë në faktin se shumë njerëz mund të ngjisin në lëkurë magnet, metal ose sende të tjera, si qelqi, porcelani, plastika, druri dhe alumini. Por në këtë fenomen nuk ka magnetizëm, por diçka shumë më të zakonshme – arsyeja pse objektet mund të ngjiten tek disa njerëz është një forcë e quajtur forca e „fërkimit” (friksionit).

Sidoqoftë, në çdo testim të këtyre „magnetëve njerëzor” u fituan të njëjtat rezultate. Ato janë: nëse e matni fushën magnetike rreth një personi të tillë, do të fitoni rezultatin zero, sepse nuk ekziston asnjë fushë magnetike. Për më tepër, të njëjtët njerëz që mund të ngjisin objekte magnetike në trupat e tyre mund të ngjisin edhe objekte jo magnetike po me të njëjtën lehtësi. Nën tre, ngjitja ndodh vetëm kur lëkura është e lëmuar dhe pa qime. Katër – personi të cilit i është ngjitur objekti gjithmonë është i anuar kah prapa. Dhe nën pesë, siç tregohet edhe në këtë link, fuqitë magnetike të tyre zhduken nëse lëkura e tyre lyhet me pudër.

Edhe vajza që filloi sfidën duke ngjitur monedha, magnete frigoriferësh, gërshërë dhe sende të tjera në „Tik Tok” për BBC –tha se:

Njerëzit nuk duhet të besojnë në gjithçka që shohin në „Facebook“, „Yutube“ ose në „Тik Тоk”dhe shtoi se e gjitha ka qenë një shaka dhe e hoqi videon.

Si ajo kërkon ndjesë mund të shihni në fillim të minutës së 2-të të kësaj video. Por, ishte tepër vonë sepse sfida me ngjitjen e objekteve metalike dhe gënjeshtrat se ato ngjiten në shpatull për shkak të vaksinës kundër Kovid-19 tashmë kishte marrë një hov të madh.

Informacion për të gjitha vaksinat kundër Kovid-19 nga prodhues të ndryshëm, të cilat administrohen në vendin tonë mund të gjeni këtu bashkë me të dhënat për përbërjen dhe mënyrën e përdorimit.

Për shkak të kësaj, postimin e cilësojmë si të pavërtetë.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button