Konferencë rajonale në Shkup: Lajmet e rrejshme dhe propaganda destabilizojnë shoqëritë demokratike

Propaganda, dezinformata dhe lajmet e rrejshme janë faktor destabilizues të shoqërive demokratike dhe progresive, të cilat kanë ndikim jo vetëm në përhapjen, por pothuajse kanë edhe ndikim vendimtar në zgjedhje, referendume, paqe dhe procese të integrimit në BE, përfshirë edhe pandeminë aktuale dhe vaksinimin. Kjo u tha sot në konferencën rajonale “Sulme ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut: Organizatat qytetare në mbrojtje të shoqërive të Ballkanit Perëndimor të cilat përballen me dezinformata, gjuhë të urrejtjes dhe sulme hibride, shkruan Portalb.mk.

Kryetari i Civil-it, Xhabir Derralla, në hapjen e kësaj konference tha se, rrethanat socio-politike në vend, rajon dhe shumë më gjerë, janë të tilla që sigurojnë hapësirë të pakufizuar për dezinformata të shumta dhe fushata për gjuhë të urrejtjes kundër individëve dhe grupeve progresivë në shoqëri.

“Qëllimi është që të diskreditohen krijues të shquar të opinionit, mediave, organizatave qytetare, institucioneve të pushtetit lokal dhe qendror, madje edhe në shkencë, me qëllim që të humb besimin e opinionin në raportet, analizat, masat e tyre dhe rezultate të tjera relevante. Pasi që jetojmë në mes të një lufte hibride, është koha e duhur të pranohet se shoqëritë demokratike dhe progresive janë të cenuara nga keqpërdorimi i vet instrumenteve demokratike. Më saktë, demokracitë janë të sulmuara nga makinave propaganduese të sofistikuara, komplekse dhe këmbëngulëse, agjenci të zbulimit dhe kundërzbulimit, struktura nëntokësore dhe kriminele, shoqëri civile të rrejshme, qarqe fetare, biznese, media, akademi etj”, tha Derralla.

Sipas Abit Hoxhës nga Universiteti i Agder-it, gjithë esenca e lajmeve të rrejshme është që të ulet besimi në lajmet reale.

“Cilësia e demokracisë varet tërësisht nga cilësia e gazetarisë. Demokracia juaj është e mirë aq sa liria e shprehjes. Që t’i përmirësojmë këto probleme përmes qasjes gjithëpërfshirëse, duhet t’i shqyrtojmë reformat në arsim, posaçërisht në fushën e edukimit mediatik dhe të kuptojmë se pjesëmarrja politike është obligim për demokraci funksionale. Duhet të mendojmë për veglat përmes së cilave e matim besimin në media dhe sistemet politike që ta kultivojmë demokracinë tonë. Do të doja të shtoja se, demokracia juaj është e mirë aq sa edhe pjesëmarrja juaj politike”, tha ai.

Ndërkaq, sipas kryetarit të Asociacionit Federal të mediave publike, Volfgang Resman propaganda ruse, lajmet e rrejshme, destabilizimi i shoqërive demokratike, nuk janë problem vetën në rajonin e Ballkanit, por edhe në Evropë.

“Edhe në BE kemi disa probleme. I kemi populistët e djathtë dhe nacionalistë në Hungari, i kemi në Poloni dhe Slloveni, gjithashtu forcat nacionaliste në Kroaci. Të gjithë ata punojnë së bashku që të punojnë kundër strukturës demokratike në BE. Kam filluar në vitin 2015 në Ukrainë, në ndërkohë punojmë në Moldavi, Armeni, Gjeorgji, Bellorusi dhe gjithkund paraqiten problemet e njëjta, në formë shumë të rrezikshme, konflikte nga njëra anë, luftë e hapur në Ukrainë, kështu që destabilizimi i shoqërive është i përfshirë në një nivel shumë të lartë”, theksoi Resman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button