BBC: Si dezinformatat e shpërndara në Whatsapp ndikojnë në vaksinimin e ulët në zona të izoluara të Meksikës

Një artikull i BBC-së, vë në qendër të vëmendjes se si në zona të izoluara nëpër vende të ndryshme të botës, në këtë rast në Kokultil të Meksikës, mesazhe të rreme, dezinformatat dhe besimi i ulët në institucionen ndikojnë në numër të ulët të vaksinimit dhe rrezikojnë fuqishëm komunitetin lokal, shkruan Vërtetmatësi.

Disa muaj më parë pandemia kishte përfshirë Meksikën dhe mijëra njerëz po vdisnin çdo javë. Por Kokultil dhe shumë qytete të vogla në shtetin Chiapas mbetën relativisht të padëmtuara. Меgjithse kjo ishte fat dhe bekim për këtë komunitet lokal, tani paraqet një problem serioz për sa i përket vaksinimit, thuhet në këtë artikull të BBC.

Pothuajse 30% e meksikanëve kanë marrë një vaksinë kundër Covid-19 deri më tani, por në shtetin Chiapas niveli është më pak se gjysma e kësaj. Në Kokultil, dhe shumë fshatra të largëta vaksinimi ka të ngjarë të jetë më afër 2%. Javën e kaluar Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador foli për përqindjen e ulët të vaksinimit në Chiapas dhe tha se qeveria duhej të bënte më shumë.

Paskuala, udhëheqëse e shëndetit për 364 komunitete në zonë është vaksinuar. Ajo udhëton brenda dhe jashtë fshatit dhe është e shqetësuar që mund ta sjellë virusin përsëri te familja dhe miqtë e saj cilët, si shumica e fqinjëve të tyre nuk janë të vaksinuar, raporton BBC.

Ata janë të ndikuar nga gënjeshtrat dhe thashethemet që qarkullojnë në WhatsApp. Paskuala ka parë mesazhe që thonë se vaksina do të vrasë njerëzit pas dy vjetësh, se është një komplot qeveritar për të zvogëluar popullsinë ose se është një shenjë e djallit që mallkon këdo që e merr atë.

Ky lloj dezinformimi është kudo, por në fshatra si Kokultil, ai mund të jetë veçanërisht i fuqishëm. Njerëzit nuk i besojnë qeverisë. Ata nuk e shohin qeverinë duke bërë asgjë të mirë, ata thjesht shohin shumë korrupsion, thotë Paskuala, në këtë artikull.

Dezinformata të këtilla, me gjithë luftën e fuqishme të shumë kontrolluesve të fakteve, fatkeqsisht ndikojnë në rritjen e skepticizmit gjatë procesit të vaksinimit në nivel global, posaçërisht në komunitete të izoluara, si Kokultil, ku edhe niveli i arsimimit dhe zhvillimit socio-ekonomik është i ulët.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button