Mbi 3.93 miliardë vaksina COVID-19 të administruara në mbarë botën

Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 3.93 miliardë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga faqja e internetit ‘Our World Data’, Kina, vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi, renditet e para me mbi 1.57 miliardë doza të administruara, e ndjekur nga India me pothuajse 441.9 milionë doza të administruara.

SHBA ka administruar mbi 342.2 milionë doza të vaksinës COVID-19, ndërsa më pas renditet Brazili me mbi 134.5 milionë doza të administruara.

Vijon Gjermania me 89.7 milionë doza të administruara, Mbretëria e Bashkuar me 83.8 milionë dhe Japonia me 79.3 milionë doza të administruara.

Turqia deri më tani ka administruar mbi 68.59 milionë doza të vaksinës, shifër e cila e bën vendin të renditet në vendin e nëntë në të gjithë botën për sa i përket dozave të administruara të vaksinës COVID-19.

Pasi vaksinat COVID-19 zakonisht jepen në dy doza për person, numri i dozave të administruara nuk do të thotë se është i njëjtë me numrin e personave të vaksinuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button