RMV, nga 330.320 tërësisht të vaksinuar, 96 janë infektuar nga Kovidi, ndërsa 13 kanë përfunduar në spital

Ministria e Shëndetësisë informoi se nga gjithsej 330.320 qytetarë me dy doza të marra të vaksinës, 96 kanë qenë pozitiv të Kovid-19 pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës. Nga ky numër i të infektuarve, 13 kanë qenë të hospitalizuar. Dy prej tyre për momentin janë në mjekim dhe janë stabil edhe pse një prej tyre është me sëmundje të rëndë kronike, njofton Portalb.

“Kjo do të thotë se vetëm 0,02 për qind janë infektuar me Kovid-19 që dëshmon se sa është e rëndësishme që qytetarët të vaksinohen”, porosit MSH.

Nga 96 prsonat pozitiv, 56 janë infektuar në periudhë më të shkurtër se 21 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës. Vetëm 13 nga të infektuarit me Kovid janë hospitalizuar. Dy nga ata për momentin janë në mjekim dhe janë stabil edhe pse një prej tyre është me sëmundje të rëndë kronike. Asnjë pacient nuk ka ndërruar jetë me Kovid, ndërsa i cili ka marrë dy doza vaksinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button