Portalb në kampin veror “Youth for Euro- Atlantic Future 2021”

Kryeredaktorja e Portalbit, Elida Zylbeari të premten ishte ligjëruese në Kampin Veror “Youth for Euro- Atlantic Future 2021”, në temën “Detecting Fake News & Disinformation” të organizuar nga Këndi Amerikan – Tetovë.

Në kamp morën pjesë 30 të rinj Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Dibra.

Në prezantimin e saj, Zylbeari foli për rëndësinë e njohjes së çrregullimit të komunikimit përmes mediave dhe mediave sociale si dhe për efektin e dëmshëm që e kanë ata ndaj shoqërive demokratike. Gjithashtu, ajo përmendi disa nga teknikat me anë të cilave bëhet dezinformimi dhe kanalet në të cilat përcillen ata. Në fund ajo tregoi dhe mënyrat më efektive sesi të njihen dhe të kundërvihemi ndaj dezinformatave.

This slideshow requires JavaScript.

Përmes diskutimit interaktiv, të rinjtë dhe kryeredaktorja e Portalbit hapën tema aktuale të këtij fenomeni negativ dhe folën për shembuj konkret me të cilët ballafaqohen të rinjtë por jo vetëm.

Në këtë kamp katër ditor në Kodrën e Diellit, kishte ligjërues të ndryshëm në mes të cilëve dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button