fbpx

Dodik: Republika Sërpska duhet të iniciojë shpërbërjen

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, tha të premten se përfaqësuesi special i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko, nuk ka të drejtë të imponojë ndonjë ligj për ndalimin e mohimit të gjenocidit.

Inzko, duke i përdorur kompetencat e Bonit – që i japin të drejtë të çojë përpara vendime – vendosi ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës, me të cilat ndalohet dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës.

“Republika Sërpska e hedh poshtë këtë vendim. Në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid. Serbët nuk guxojnë ta pranojnë këtë vendim, kjo është një gozhdë e ngulur në arkivolin e Bosnje e Hercegovinës. Pas kësaj, Bosnje e Hercegovina nuk mund të funksionojë. Do të thërrasim një seancë të Asamblesë së Republika Sërpskës javën e ardhshme”, tha Dodik, transmeton REL.

“Republika Sërpska duhet të fillojë procesin e shpërbërjes, nuk ka dialog në Bosnje”, tha ai.

Në vitin 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar se këto vrasje kanë përbërë gjenocid.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button