Magjia e DokuFest, nga shpëtimi i kinemase deri në festival me traditë në Prizren (VIDEO)

Në mungesë të kinemave në qytetin e Prizrenit, pesë shokë para 20 vitesh u mblodhën bashkë dhe ia nisën iniciativës për festivalin DokuFest. Prizreni gjithnjë është njohur si një qytet përplot me kinema, ndërsa në vitetet e 90-ta ishte rreziku i shembjes së kinemasë së fundit në atë kohë. Për ta shpëtuar kinemanë, filloi mbajtja e festivalit DokuFest-it, i cili tani më është bërë një traditë në qytetin e Prizrenit. Përveç kësaj, DokuFest rangohet në listën e 25 festivaleve më të mira në botë dhe që nga viti 2019 është kualifikues për BAFTA, festivali i njohur për filma të shkurtër, shkruan Portalb.

Në kulmin e pandemisë, vitin e kaluar, DokuFest u manifestua on-line. Sipas të dhënave të cilat u publikuan nëpër rrjetet sociale, festivali i vitit të kaluar nuk e kishte atë sukses dhe vëmendje nga publiku. Në mungesë të kinemave të mbushura, audiencës, duartrokitjeve, festivali nuk e kishte magjinë e vet.

“Këtë vit jemi befasuar me interesimin e aplikantëve. Kemi patur mbi 3000 aplikime dhe kemi thyer rekordin tonë. Prej këtyre 3000 filmave, janë përzgjedhur rreth 200  filma të cilët do të jenë pjesë e DokuFest 2021. 106 prej filmave të përzgjedhur do të garrojnë në tetë kategoritë garruese. Këto kategori përfshijnë: filmin më të mirë me metrazh të gjatë, filmin më të mirë me metrazh të shkurtër, kategoria truth, filmin dokumentar me metrazh të shkurtër, çmimi i audiencës, çmimi i kategorisë kombëtare, çmimi për të drejtat e njeriut dhe 20 for 20 Replay.” tha Alba Cakolli, producente e festivalit DokuFest.

Pjesë e DokuFest do të jenë edhe dy filma nga Maqedonia e Veriut, filmi “July” nga Sezer Sali dhe “101 Rose 102 Lives”, që është një dokumentar për aktorin Bajrush Mjakun.

Mesazhi që përcolli Alba Cakolli për të gjithë artistët e rinj është:

“Nëse doni të bëni diçka të mirë dhe të bukur, asnjëherë mos u dorëzoni. Ata të cilët duan ta përcjellin DokuFest-in, qoftë si audiencë ose regjisorë të filmave, mund ta lidhin edhe me temën e sivjetshme Reset Remix React. Dalëngadalë vetëm se jemi duke filluar ta imagjinojmë veten me një botë më ndryshe, me një botë më të mirë, duke pasur parasysh se çfarë kemi përjetuar si njerëz. Shpresojmë që këtë vit do të kalojmë mirë, do të reflektojmë mirë përmes temave të filmave të cilët do të shfaqen.” u shpreh Alba Cakolli.

Për të gjithë ata të cilët duan të jenë pjesë e festivalit DokuFest, çdo vit hapet thirrja nga 1 nëntori deri në shkurt në platformën FilmFreeWay.com. Në DokuFest mund të marrë pjesë çdo film dhe kriteri i vetëm që duhet të përmbushet është që filmi nuk duhet të jetë më i vjetër se një vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button