Dimitrov: Ose do ta rikthejmë ose do ta humbasim kredibilitetin e BE-së në Ballkan

Ose do ta kthejmë ose do ta humbasim kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Ballkan. Kështu deklaroi sot zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, para fillimit të takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se është kënaqësi e madhe të jesh në Bërdo në Slloveni dhe se e vlerëson ftesën e presidencës sllovene. Për të, ka kuptim që vendet në rajon të jenë atje me vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Komentuan mbi temën e takimit “Drejt një Bashkimi Evropian më elastik pas kovid-krizës”

“Të gjithë e dimë që virusi nuk njeh kufij, nuk ka njohuri për statusin e anëtarësimit ose statusin e kandidatit. Gjeografikisht ne jemi të rrethuar nga vendet anëtare, duhet ta bëjmë këtë së bashku me BE-në. Prandaj mezi pres diskutimin. Me gjasë do të ngremë çështjen e pranimit dhe zgjerimit. Përmenda fjalën krizë, ajo vjen nga etimologjia e vendosmërisë. Mendoj se nën presidencën sllovene në javët dhe muajt e ardhshëm do të arrijmë këtë pikë vendosmërie. Ose do të rivendosim besueshmërinë e BE-së në Ballkan ose do ta humbasim atë. Mendoj se shumë varet nga njohuritë dhe mençuria e presidencës sllovene për të pasur sukses, për të mos dështuar”, tha Dimitrov.

Përndryshe në fund të qershorit, pritej që Maqedonia të marrë dritë jeshile nga të gjitha vendet anëtare të BE-së për miratimin e kornizës negociuese dhe për rrjedhor fillimin e negociatave me BE-në, por përsëri u bllokua nga Bullgaria.

Ndërkohë, bisedimet midis dy vendeve për zgjidhjen e ngërçit pritet të fillojnë pas formimit të një Qeverie në Bullgari, pasi aktualisht ky vend është me qeveri teknike.

Bullgaria i vendosi paraprakisht dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button