fbpx

Aktgjykim lirues për Mijallkovin në lëndën “Tortura”

Gjykata Penale e Shkupit e shpalli të pafajshëm, ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, i akuzuar i parë në rastin “Tortura”, që ka të bëjë me arrestimin brutal të liderit të “Maqedonisë së Bashkuar”, Lube Boshkovski, njofton Portalb.mk.

Në bankën e të akuzuarit, në 50-të seancat e kaluara kanë qëndruar Mijalkov, bashkë me gjashtë përfaaqësues të tanimë ish njësitit policor “Alfa”, për shkak të mënyrës se si është zbatuar arrestimi i Boshkovskit përpara restorantit “Vodenica” në Shkup.

Gjykatësja Aleksandra Risteska bashkë me Këshillin Penal, sot i liruan nga akuza edhe ish shefin e Alfave, Ivica AnçevskiPuki dhe pjesëtarët tjerë: Novica Stankovski, Petar Milloshevski, Filip Atanasov, Jovan Bocevski dhe Metush Shabani.

Gjykatësja tha se prokurori Lubomir Llape nuk ka dëshmuar se të akuzuarit janë fajtorë për veprën “torturë dhe trajtim mizor ose çnjerëzor dhe degradues”.

Rasti gjyqësor “Tortura” është hapur më 23 qershor të vitit 2016. “Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas Prokurorisë, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button