Për shkak protestës, nesër pasdite në Shkup do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit

Ministria e Punëve të Brendshme informon se në zonën e Shkupit nesër (23 korrik, e premte) në periudhën prej 18:45 deri në 20:30, për shkak të marshit protestues, Njësia për Siguri të Transportit Rrugor SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, njofton Portalb.mk.

“Fillimi i protestës është paralajmëruar prej 18:45 përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme, në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, pastaj nëpërmjet rrugës “11 Tetori”, rr. “Dimitrie Çupovski”, rr “Vasill Gllavinov”, pastaj përmes bulevardit “VMRO” dhe bulevardit “Ilinden” – para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku edhe do të mbarojë protesta në ora 20:30”, informojnë nga MPB.

Për këtë arsye, MPB, apelon deri te pjesëmarrësit e komunikacionit që t’i respektojnë udhëzimet që do t’i japin zyrtarët policorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button