Artistja Blerina Reçi: Bëni atë që ju fle brenda vetes (VIDEO)

E intervistuar nga Portalb, piktorja Blerina Reçi nga qyteti i Gostivarit tregoi se pasioni i saj për artin ka filluar që në moshë të re. Gjëja që e veçon më shumë Blerinën është të shprehurit e talentit të saj që ka për artin në një formë ndryshe nga ajo që keni parë deri tani, nëpërmjet grimit. Ajo tregoi se po punonte intensivisht për ekspozitën e saj të parë që kishte në plan.

Blerina Reçi, piktore

Kush është Blerina për ata që nuk e njohin?

Për ata që nuk më njohin jam studente në fakultetin e stomatologjisë, drejtimi teknik dhëmbësh, njëkohësisht jam dhe punonjëse në një firmë private.

Si ka filluar gjithçka në lidhje me artin, kur ke filluar të shfaqësh këtë talent tëndin?

Pasioni ndaj artit ka filluar që në shkollë fillore, në klubin e shkollës “artistët e rinj”, ku erdh në shprehje dhe talenti im.

 

Blerina Reçi

Si një artiste që pikturon për klientët e tu, a mendon se arti ka përfitime të mira financiare?

Arti ka përfitime të mira financiare por, me keqardhje do ta cek se arti nuk është i vlerësuar te ne.

 

 

Talentin tënd për artin e shfaq edhe nëpërmjet grimit, nga të lindi kjo ide dhe a e pëlqejn klientët, a kanë interesim për një grim të tillë?

Lindi si ide që artin ta shprehi jo vetëm përmes një peizazhi apo pikture por edhe përmes një grimi, ku fillimisht u paragjykova për atë lloj grimi por me kalimin e kohës pata mjaft sukses.

This slideshow requires JavaScript.

Çfarë planesh ke për të ardhmen?

Për momentin jam duke punuar fortë për ekspozitën time të parë, për të ardhmen ia lejmë kohës.

Më poshtë i gjeni të bashkangjitura disa prej pikturave të Blerinës.

This slideshow requires JavaScript.

Mesazhi yt për rininë?
Të punojnë për dëshirat e tyre, profesionin dhe pasionin. Le të bëjnë atë që ju flenë brenda vetes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button