fbpx

Milwaukee Bucks e fitoi titullin e kampionit të NBA-së

Milwaukee Bucks arritën titullin e dytë në historinë e tyre të NBA-së me një fitore prej 105-98 kundër Phoenix Suns, duke përfunduar serinë e finales prej 4-2 në Fiserv Forum në Milwaukee, raporton Anadolu Agency (AA).

Superylli i Bucks-it, Giannis Antetokounmpo, me 50 pikë dhe bllokimet kritike, e ndihmoi ekipin e tij të fitonte kampionatin e tyre të parë të NBA-së që nga viti 1971.

Milwaukee e filloi ndeshjen me një paraqitje të mirë mbrojtëse dhe kaloi në epërsi me pikë nga Khris Middleton dhe Antetokounmpo në çerekun e parë.

Suns duket se u rikuperuan në çerekun e dytë, duke prodhuar 31 pikë kundër Bucks.

Në çerekun e tretë, Milwaukee barazoi rezultatin dhe mori përsëri epërsinë në çerekun e katërt, duke e mbajtur atë deri në fund të lojës.

26 pikë të Chris Paul dhe 19 pikë të Devin Booker nuk ishin të mjaftueshme për fitore të Suns.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button