RMV, do të fillojë mbyllja e deponive të egra në rajonin Lindor dhe Verilindor

Pas prolongimit disa mujor, Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi vendimin për mbyljen e deponive të egra në 18 komuna nga rajoni Lindor dhe Verilindor, informuan nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë séance Qeveria, në bazë të informatës për statusin e realizimit të aktiviteteve përgatitore në lidhje me projektin për mbylljen e deponive të parregullta në rajonin lindor dhe verilindor, miratoi vendim për mbylljen e deponive të egra në 18 komuna nga rajoni lindor dhe verilindor me të cilin janë përfshirë edhe mbi 30 deponi të egra”, thuhet në kumtesë.

Siç kanë informuar Meta.mk dhe Portalb.mk më herët, nga Ministria e Ekoogjisë parashihet që në fazën e parë të këtij projekti të pastrohen 70 deponi të egra, si dhe 7 prej deponive jo standarde të locuara në këtë dy rajone. Afati fillestar për fillimin e procesit gjithëpërfshirës ishte marsi I këtij viti, por aktivitetet për pastrimin e mbeturinave u prolonguan disa here për shkak të zgjedhjes së mbukqyrjes së kompanive që do ta realizojnë veprimtarët e panifikuar.

Për pastrimin dhe rikultivimin e deponive në këto dy rajone do të ndahen reth 10 milionë euro, me çka në tender për këtë rajon janë zgjedhur në mënyrë të ndarë kompanitë nga Turqia dhe Gjermani, të cilat do t’i reaizojnë aktivitetet për pastrimin e deponive.

Procesi i rikultivimit përfshin edhe vendosje të gardhit dhe kanal të ujërave atmosferik në lokacionet, ndërsa ndërmarrjet publike komunale të komunale në vitet e ardhshme do të jenë të obliguara të kryejnë monitoring të ujërave nëntokësor, kontroll vizuele në terren dhe ta mbajnë gardhin në vendet e pastruara dhe të rikultivuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button