fbpx

Sulm me raketa në Kabul gjatë faljes së Bajramit

Zyrtarët afganë thanë se së paku tri raketa ranë në qendër të Kabulit, pak para se presidenti afgan, Ashraf Ghani, të mbante një fjalim për festën e Kurban Bajramit.

Raketat ranë derisa besimtarët faleshin jashtë Zonës së Gjelbër, ku ndodhet Pallati Presidencial, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Mirwais Stanikzai, transmeton REL.

Ai tha se nuk ka të plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup.

Disa minuta pas, Ghani mbajti fjalimin, duke thënë se talibanët nuk kanë “asnjë qëllim dhe vullnet për paqe”.

Talibanët kanë intensifikuar luftimet kundër forcave qeveritare afgane, prejse trupat e huaja kanë nisur tërheqjen zyrtare nga Afganistani, më 1 maj.

Talibanët kanë thënë së voni se luftëtarët e tyre kanë marrë nën kontroll 85 për qind të territorit afgan.

Kjo shifër kontestohet nga Qeveria dhe është e pamundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button