Fillon raundi i dytë i dialogut Prishtinë-Beograd me nërmjetësimin e BE-së

Në Bruksel po mbahet raundi i dytë i dialogut Prishtinë-Beograd i cili rifilloi sërish në muajin qershor nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell në një deklaratë në hyrje të takimit tha se bisedimet e raundit të parë që rifilluan në qershor nuk “ishin shumë të frytshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell në një deklaratë në hyrje të takimit tha se bisedimet e raundit të parë që rifilluan në qershor nuk “ishin shumë të frytshme”. Duke e cilësuar si një element pozitiv përfaqësimin e të dy vendeve nga krye-negociatorët, Borrell e ka cilësuar si një zhvillim të mirë faktin që raundi i dytë zhvillohet pa hyrë në pushimet e verës.

Pasi tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e vazhdimit të rregullt të bisedimeve, Borrell theksoi se në këtë mënyrë sigurohet gjithashtu që Kosova dhe Serbia të qëndrojnë të përkushtuara për normalizimin e marrëdhënieve.

Në takim Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti ndërsa Serbia nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Borrell pas takimeve të ndara me të dy liderët pritet që në përfundim të takimit të mbajë një deklaratë për media me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Ndryshe, dialogu Prishtinë-Beograd vazhdon nën ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button