RMV, në vend të taksës ekologjike, ndryshimi i vazhdueshëm i ligjeve ka sjellë në uljen e çmimit të dieselit

Konfuzion i zgjidhjeve të zbatueshme dhe të propozuara ligjore për çmimin e derivateve të naftës për vetëm një muaj. Në vend që nga fillimi i korrikut të vendoset taksë ekologjike prej 3,5 denarë për derivatet siç paralajmëroi Qeveria, vendimi më i ri i Komisionit Rregullator të Energjetikës, parasheh ulje të akcizës për 2 denarë për litër Eurodiesel, për shkak të rritjes së çmimeve në bursat botërore. Kështu që, prej sonte dieseli do të shitet për 61 denarë për litër, transmeton Portalb.mk.

“Kjo rritje e çmimeve në bursat botërore e ka arritur nivelin me të cilat janë përmbushur kushtet që të ulet akciza për 2,00 denarë për litër për Eurodiesel në pajtueshmëri me dekretin me fuqi ligjore për plotësim të dekreti me fuqi ligjore për zbatim të ligjit për akcizat gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme”, thuhet në kumtesën e KRRE.

Gjithashtu, Eurosuper BS – 95 prej sonte do të shitet për 72,50 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS – 98 për 74,50 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri në pompat e benzinës do të kushtojë 63,50 denarë për litër, ndërsa mazuti do të shitet për 38,018 denarë për kilogram.

Ndërkaq, konsumi i karburantit diesel në vend është rritur tre fish për vetëm një dekadë e gjysmë. Nëse ne vitin 2005, në nivel vjetor në vend janë harxhuar 182.100 tonë diesel në transport, në vitin 2019 kjo sasi është rritur dukshëm në 569.100 tonë diesel për transport. Për shkak të ndotjes së madhe të ajrit që e shkakton dieseli, një pjesë e autoriteteve në vendet perëndimore të Evropës veç më kanë vendosur restriksione për përdorimin e veturave diesel në transportin rrugor.

Nga Qeveria e RMV-së para vetëm disa javëve kanë sqaruar se taksa ekologjike do të shërbejë për mbushje të mjeteve për fondin e ri ekologjik, prej ku do të shpërndahen mjete për projekte, nga lloji i subvencioneve veç më të zbatueshme për integrimin e pajisjeve të gazit në veturat më të vjetra.

“Që të ekzistojnë masa stimuluese duhet të sigurohen mjete financiare. Këtë e tregojnë numër më i madh i studimeve të cilat janë përpunuar nga institucione serioze si UNDP, ASHAM, Banka Botërore, Komuniteti Energjetik dhe të tjera të cilat flasin për nevojën e vendosjes së tatimit të karbonit apo taksës ekologjike. Këtë që Qeveria e Maqedonisë së Veriut e bën momentalisht është në të vërtetë implementim i rekomandimeve të tyre. mjetet e mbledhura në bazë të këtyre taksave nevojitet të kthehen prapa te qytetarët dhe ne do ta bëjmë atë. Kjo taksë veç më zbatohet në vendet evropiane dhe këtu janë bërë hulumtime më shumë se 3 vite”, sqaruan nga Qeveria e RMV-së për Meta.mk në fillim të këtij muaji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button