RMV, nëse duam dekarbonizim të vendit, politikat ambicioze duhet të përkthehen në veprime konkrete

Të kapet hapi me vendet evropiane në procesin e dekarbonizimit të vendit është sfida me të cilën përballet Maqedonia e Veriut në planifikimin e veprimeve klimatike deri në vitin 2030. Politikat e qeverisë, nëpërmjet miratimit të skenarit të gjelbër të Strategjisë për energjetikë, si dhe kontributit të reviduar kombëtar në Marrëveshjen e Parisit dhe Raportit të tretë dyvjeçar për ndryshime klimatike, janë ambicioze, por kërkojnë edhe veprime konkrete dhe precize dhe realizim shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Para pak kohësh, Rrjeti për veprim klimatik CAN Evropë u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të punojnë në mënyrë aktive për të ulur emetimet e gazeve serë deri në vitin 2030 për të mundësuar dekarbonizimin e rajonit deri në vitin2050. CAN Evropë ka publikuar edhe një sërë rekomandimesh për vendet e rajonit në procesin e vendosjes së qëllimeve për vitin 2030 brenda Komunitetit energjetik. Aktivitetet zhvillohen pak përpara analizës së pritur të Komisionit Evropian, e cila pritet të botohet këtë vjeshtë, për qëllimet e rajonit në nëntë vitet e ardhshme në këtë fushë. Analiza do të diskutohet në Këshillin ministror të Komunitetit energjetik në nëntor.

Ministria e Mjedisit thotë se potenciali i vendit për të ulur emetimet e gazeve serë në 2030 krahasuar me 1990 është 51 përqind, ose nëse shprehet përmes emetimeve neto – 82 përqind. Nëse shpërndarë sipas sektorëve, zvogëlimi i emetimeve parashikohet për sektorin e energjisë, prej 66 përqind, kryesisht përmes çaktivizimit të termocentraleve me qymyr Osllomej në vitin 2021 dhe Manastir deri në vitin 2027, pastaj bujqësi prej 29 përqind dhe mbetje prej 21 përqind, ndërsa në industri parashikohet rritje deri në 45 përqind.

“Qeveria në prill e miratoi kontributin e rishikuar kombëtar në Marrëveshjen e Parisit dhe Raportin e tretë dyvjeçar për ndryshime klimatike. NDC i rishikuar bazohet në Skenarin e gjelbër të Strategjisë kombëtare të zhvillimit të energjisë deri në vitin 2040 dhe mbulon sektorët jo-energjetikë të mbetjeve, industrisë, bujqësisë, pyjeve dhe ndryshimit të përdorimit të tokës dhe është plotësisht në përputhje me draftin e Planit kombëtar për energji dhe klimë. Parashtrimi kombëtar i rishikuar ka të bëjë me përgatitjen e Planit të integruar për energji dhe klimë, Strategjisë afatgjatë dhe Ligjit për veprim klimatik, të cilat janë në fazën përfundimtare të përgatitjes, si dhe Programit për zbatimin e strategjisë për energjetikë, gjë që na bën unikë në sigurimin e analizave të plotësimit dhe politikave dhe masave të propozuara në të gjitha dokumentet në fushën e energjisë dhe klimës, duke arritur kështu harmonizimin me paketën e energjisë dhe klimës në BE deri në 2030 me perspektivë deri në vitin 2050, thonë nga ministria.

Ata venë në pah se, investimet e nevojshme për realizimin e skenarit të dekarbonizimit vlerësohen në 8.8 përqind të mesatares së përgjithshme vjetore të BPV-.s Përveç investimeve të brendshme, vendi do të llogaritë edhe mbështetjen ndërkombëtare dhe transferimin e teknologjisë dhe ndërtimin e kapaciteteve, që do të ndihmojnë në rregullimin e rrugës së zhvillimit të vendit në ekonomi me karbon të ulët, duke ndarë në progresion rritjen ekonomike nga emetimet e karbonit (decoupling) dhe sigurim të nivelit të përshtatshëm të BPV-së reale kokë njeriu.

Analiza e Rrjetit të veprimit klimatik CAN Evropë, nga ana tjetër, tregon se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbetur prapa në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe zvogëlimin e emetimeve të gazeve serë. Emetimet nga sektori i energjisë në rajon mesatarisht janë 74% të të gjitha emisioneve të gazeve serë. Emetuesit kryesorë janë termocentralet me qymyr, gjegjësisht gjashtëmbëdhjetë termocentralet me qymyr në Ballkanin perëndimor ndotin aq shumë sa të 250 impiantet në BE.

Në hartimin e analizës punuan ekspertë nga vendi, nga organizata joqeveritare “Eko Vetëdija (Eko Svest). Ata konstatojnë se emetimet aktuale të gazrave serrë në vend janë pothuajse 20 përqind më të ulëta se nivelet e vitit 1990. Emetimet në sektorin e energjetikës kanë përbëjnë rreth 5 përqind dhe ato zënë më shumë se 73 përqind të të gjitha emetimeve të gazeve serë dhe pikërisht kjo tregon se kemi mundësi të jemi edhe më ambiciozë. Analiza për secilin vend konsideron dy skenarë, një skenar më pak dhe tjetër më ambicioz. Në Maqedoni, zvogëlimi i emetimeve, sipas njërit prej skenarëve të propozuar, është 30 përqind në 2030, krahasuar me nivelin e 2018, gjegjësisht 43,11 përqind ulje krahasuar me 1990. E llogaritur në kursimet e dyoksidit të karbonit, skenari i parë parashikon 7,10 MtCO2eq, ndërsa i dyti 8.45 MtCO2eq.

Nëse analizojmë burimet e gazrave serë në vitin 1990 dhe 2016, mund të shohim një rënie të emisioneve në sektorin e energjisë nga 77,3 në 73,7 përqind, si dhe në bujqësi nga 11,9 në 11,8 përqind. Sidoqoftë, në sektorët e mbetjeve dhe industrisë, emetimet e gazeve serë janë rritur. E llogaritur në sasi të dyoksidit të karbonit, reduktimi është nga 12,4 në 10,1 MtCO2eq ose rreth 19 përqind. Raporti mirëpret vendimin e Maqedonisë, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi, për të anuluar planet për ndërtimin e objekteve të reja të qymyrit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, problemi numër një është djegia e karburanteve fosile. Ata e ndotin ajrin, si dhe janë ndër shkaqet më të mëdha për ndryshimet klimatike dhe duhet të ndalojmë përdorimin e lëndëve djegëse fosile në sektorin e energjisë. Vendi ynë merr energji përmes termocentraleve që veprojnë në kushte, të cilat e dëmtojnë shëndetin e popullatës. Maqedonia e Veriut po e fillon tranzicionin drejt energjisë më të pastër, por nevojiten politika ekonomike që do të ridrejtojnë sipërmarrësin në një ekonomi të gjelbër dhe një devijim të drejtë dhe rikualifikim të punonjësve në termocentralet, në mënyrë që askush të mos mbetet pa punë”, thonë nga “Eko Vetëdija” (Eko Svest).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button