fbpx

Vaksina nuk e ndryshon ADN-në tonë

Një postim në Facebook në mënyrë të pasaktë pretendon e vaksina ndryshon ADN-në e personit që e pranon atë. Në postim nuk është theksuar se proteina spike, e cila krijohet pas vaksinimit, nuk është e njëjtë në cilësi ose sasi me proteinën spike të koronavirusit.

Një postim shumë viral përcjell një dezinformatë sipas të cilës vaksinat kundër Kovid-19 janë prodhuar me ndihmën e inxhinierisë gjenetike, me qëlim që të ndryshojnë informacionet në ADN. Ky petendim i atribuohet mjekut Andrew Wakefield.

Në minutën 1:20 sekonda të videos mjeku thotë se vaksina paraqet një inxhinieri gjenetike, gjegjësisht futje e materialit gjenetik nga ARN i një virusi në qelizat tuaja, gjë që nxit makinerinë qelizore të prodhojë proteina nga qelizat tuaja për një përgjigje imunologjike.

Në postim shtohet:

Vaksinat krijojnë proteina spike. Është bërë inxhinieri gjenetike. Mesazhi i ADN-së ndryshon.

 

Ky mjek nuk ka reputacion dhe të kaluar të famshme. Në vitet 1980 dhe 1990, disa grupe të organizuara kundërshtuan vaksinimin në Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë kontekst, Andrew Wakefield dhe kolegët e tij botuan një studim në revistën e njohur mjekësore „The Lancet”, që më pas u tërhoq, ndërsa në vitin 2010 Wakefield u përjashtua nga Regjistri mjekësor Britanik nga Këshilli i përgjithshëm mjekësor Britanik. Studim i rremë i realizuar tek 12 fëmijë promovonte një lidhje joekzistente midis autizmit dhe vaksinave të fruthit dhe rubeolës. Ky studim ka ngritur lëvizjen kundër vaksinave dhe Wakefield mbetet udhëheqësi i lëvizjes ndërkombëtare kundër vaksinave. Shumë studime të tjera të mëdha epidemiologjike nuk zbuluan dallim në zhvillimin e fëmijëve që e kanë pranuar vaksinën MMR dhe atyre që nuk e kanë pranuar.

Wakefield është pjesë edhe e librit „Mjeku që e mashtroi botën“nga gazetari hulumtues Brian Deere, raportimi i të cilit në Sunday Times ndihmoi për zbulimin e studimit të vitit 1998 si të rrejshëm dhe jo etik, si dhe metodologjikisht të papërshtatshëm.

Pretendimi i bërë në postim, se ADN-ja në trupin e një personi i cili është vaksinuar ndryshon, është dezinformatë.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë, shkruan se vaksinat mARN nuk e ndryshojnë ADN-në tuaj në asnjë mënyrë.

Vaksinat për Messenger ARN (mARN) i mësojnë qelizat se si të bëjnë një proteinë që shkakton një përgjigje imunologjike nëse dikush infektohet. mARN-ja që injektohet në trupin tuaj nuk ndërvepron me ADN-në tuaj. Pasi mARN-ja të ketë bërë punën e saj, qelizat tuaja e shpërbëjnë atë dhe e eliminojnë nga trupi juaj. Nuk ka efekte të përhershme të mARN-së në vaksinë, theksojnë autoritetet shëndetësore në vend, duke i ndjekur rekomandimet dhe përvojat botërore rreth vaksinës.

 

Për sa i përket pretendimit të bërë në postim, se pas vaksinimit krijohet një proteinë spike, nuk është cekur se ajo proteinë nuk është e njëjtë në cilësi ose sasi me proteinën spike që krijohet tek një pacient me koronavirus.

Profesori në Fakultetin e mjekësisë, Dr. Dragan Danillovski, shpjegoi  për Vërtetmatësin” se vaksina nuk depërton në ndonjë entitet material, gjegjësist proteinë spike në organizëm.

 

Urdhri për prodhimin e tij në formën e mARN-së vjen vetëm në citoplazmë, gjegjësisht në ribozom, dhe jo në bërthamën e qelizave tona. Dhe ajo proteinë spike që do të prodhohet nga qeliza (ribozomi, që ndryshe njihet edhe si fabrika e proteinave), nuk është aspak e njëjtë me atë të virusit. Ajo nuk i ka vetitë e proteinës spike origjinale. Vetëm „ngjason” si origjinali dhe ka vetëm veti antigjene – të shkaktojë një përgjigje imunologjike. Edhe sikur të ishte plotësisht identike me proteinën spike origjinale (por që nuk është), kjo që prodhohet nga vaksina është me një përqendrim për 100.000 herë më të ulët se ajo që e prodhon vetë virusi, e nevojshme për të shkaktuar dëm, shpjegon profesor Danillovski.

Profesori Jeffrey Almond nga Universiteti i Oksfordit i tha për BBC se vaksina Pfizer përdor një fragment të materialit gjenetik viral ose mARN.

Kur mARN-ja injektohet në trup, kjo nuk ndikon në ADN-në e qelizës njerëzore në kurrë farë mënyre, tha ai.

MSK qendra për kancerin thekson se mARN-ja shpërbëhet pas 72 orësh dhe eliminohet nga trupi dhe nuk depërton aspak në bërthamën e qelizës (ku ndodhet ADN-ja).

Aleanca për vaksinimin GAVI, në mënyrë eksplicite thekson se vaksinimi nuk do shkaktojë ndryshime në ADN-në tuaj.

Prandaj, si dezinformatë i vlerësojmë pretendimet se ndryshon ADN-ja e personit të vaksinuar. Postimi gjithashtu dezinformon duke mos sqaruar se proteina spike, e cila krijohet pas vaksinimit, nuk është e njëjtë në cilësi ose sasi me proteinën spike të koronavirusit.

Burimi: https://vistinomer.mk/vakcinata-ne-%d1%98a-menuva-vashata-dnk/ 

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button