Gjykata gjatë vërtetimit të identitetit të të akuzuarve në “Parcelat në Vodno”: Gruevski është i papunësuar dhe nuk ka asgjë në emër të tij

Në fillim të gjykimit për rastin “Parcelat në Vodno”, gjatë vërtetimit të identitetit të të akuzuarve, u tha se ish kryeministri, Nikolla Gruevski nuk ka pronë dhe është i papunësuar, nuk ka automjet, ka kursime vetëm nga paga.  Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov është drejtues i një kompanie. Kumbari i Gruevskit, Risto Novaçevski është pronar dhe drejtues i kompanisë “Metromedikal”. Nenad Josifoviq është i punësuar në “Orka holding” si pronar, transmeton Portalb.mk.

Orce Kamçev është kryetar i bordit të drejtorëve në “Acibadem Sistina”. Ai erdhi me gjashtë avokatë.

Nëna e tij, Ratka Kunovska – Kamçeva gjatë vërtetimit të identitetit të të akuzuarit tha se është pensioniste. Ajo ka avokate tjetër.

Prokurorja Lile Stefansovska paraprakisht, kishte propozuar që Gruevski të dënohet në mungesë, pasi veç më ishte dëgjuar njëherë në procedurën parahetimore dhe është mbrojtur. Gjykatësi Trpkov ka pranuar.

Gruevski e përfaqëson avokati me detyrë zyrtare, Mehmet Seferi.

Procesi gjyqësor zhvillohet për parcelat që i ka blerë Nikolla Gruevski në Vodno të paurbanizuara për 1,2 milionë euro, me të holla për të cilat akuzohet se i ka vjedhë nga anëtarësia e njerëzve nga VMRO – DPMNE, që kanë menduar se i japin për partinë.

Ata para nga anëtarët e VMRO – DPMNE-së, sipas akuzës, Gruevski i ka pastruar me ndihmën e të akuzuarve të tjerë: Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, kumbarit të Gruevskit, Risto Novaçevski, avokatit të Orce Nenad Josifoviq dhe nënës Ratka Kunovska – Kamçeva.

Gruevski e ndjek gjykimin e kushëririt Mijallkov, kumbarit Novaçevski dhe të Kamçevëve nga Budapesti. Ai është arratisur në nëntor në vitit 2018.

Ai është arratisur nga Maqedonia pas dënimit prej 2 vite burg për furnizimin e “Mercedesit” me të holla të MPB-së, por edhe pas një seri akuzash dhe hetimesh me dëshmi për krim të rëndë financiar, korrupsion dhe krim të organizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button