RMV, mbi 1.600 fëmijë dhe të rinj mbi 12-vjeç janë paraqitur për t’u vaksinuar kundër KOVID-19

Ueb-faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e terminëve për vaksinimit të fëmijëve dhe të rinjve prej 12 deri në 18-vjeç, i cili duhet të fillojë të hënën, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave nga sistemi nacional “Termini im” deri dje në mesditë gjithsej 1.623 fëmijë dhe të rinj kanë treguar interes për vaksinim kundër KOVID-19. Pjesa më e madhe janë paraqitur në Shkup, edhe atë në poliklinikat Bukuresht, Jane Sandanski, Çair dhe Bit Pazar. Sipas ministrisë së Shëndetësisë fëmijët dhe të rinjtë nga 12 deri në 16-vjeç do të vaksinohen me Pfzier, në pajtueshmëri me rekomandimet nga udhëzimi i brendshëm për këtë kategori të fëmijëve në këtë moshë.

Përndryshe, në pikat e vaksinimit në shtet dhe në terren, deri në fund të ditës së djeshme janë vaksinuar gjithsej 446.008 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Gjithsej janë aplikuar 713.114 doza të vaksinës, ndërkaq janë rivaksinuar 267.106 qytetarë.

Ndryshe, autoritetet vazhdimisht e theksojnë rëndësinë e vaksinimit dhe thonë se sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më shpejtë do të krijohet imuniteti kolektiv dhe ajo është kyçe që të largohet epidemia.

Procesi i vaksinimit në terren, po zhvillohet në tërë shtetin, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vend rural, lagje. Interesi për vaksinimin pa termin është i madh. Me dozën e parë dhe termin të caktuar të gjithë qytetarët mund të vaksinohen në pikat dhe shtëpitë e shëndetit në shtet. Ueb-faqja vakcinacija.mk është e hapur për të gjithë prindërit që duan t’i vaksinojnë fëmijët e tyre prej 12 deri në 16-vjeç.

Ministri Venko Filipçe ka deklaruar paraprakisht se situata në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi është stabile dhe nuk ka nevojë për masa shtesë restriktive për mbrojtje. Sipas tij, vaksinimi duhet të jetë fokusi dhe jo të jetojmë në restriksione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button