Deputetja Dauti: Propozim ligji për nënshtetësi me flamur evropian është dorëzuar në Kuvend, presim të vendoset në seancë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në një konferencë të dhënë sot për gazetarët, tha se propozim ligji për nënshtetësi është dorëzuar në Kuvend me flamur evropian, pasi i njëjti u miratua këtë javë në Qeveri, është dorëzuar në Kuvend dhe presin që të vendoset në rend dite në seancë parlamentare, shkruan Portalb.mk.

“Çështja në raport me ligjin për shtetësi, pasi ne e kryem pjesën teknike dhe e dërguam ligjin në Qeveri, i njëjti është sjellë në Kuvend dhe tanimë është në përgjegjësinë e kryeparlamentarit dhe është detyrë e tij që sa më shpejtë në një nga seancat e radhës ta fut si pikë të rendit të ditës”, deklaroi Dauti.

Kujtojmë se të martën, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancë qeveritare, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme e konfirmoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shtetësi. Në ndryshimet dhe plotësimet e propozuara ligjore janë futur dispozita nga rregullativa e BE-së dhe nga ato arsye Qeveria e dorëzoi në Kuvend me flamur evropian.

“Qëllimi kryesor është rirregullimi i disa çështjeve të caktuara të cilat në implementimin e deritanishëm të Ligjit për shtetësi imponoheshin si reale, për të cilat shteti duhet të gjejë zgjidhje ligjore me të cilën në regjistrimin e ardhshëm si operacion më masiv, më vëllimor dhe më i shtrenjtë statistikor i statistikës zyrtare, sipas njësiteve të cilët përfshihen, realisht do të shfaqet numri i popullsisë, amvisërive dhe banesave në shtet”, sqaruan nga Qeveria.

Hapi që propozim ligji për nënshtetësi të ridërgohet në Kuvend me flamur evropian, erdhi pas pamundësisë që propozim ligji për nënshtetësi të kalojë në Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, për shkak të bllokadave të opozitës maqedonase.

Që nga fillimi, propozim për nënshtetësi ka hasur në pengesa të ndryshme në Kuvend. Versioni i parë i këtij propozim ligji të dorëzuar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, u kontestua nga Qeveria për shkak se, në të parashihej që nënshtetësia të merrej, mes kushteve të tjera, me dëshminë e tre personave. Ky versioni ishte bllokuar në komisionin amë me qindra amendamente të dorëzuara nga VMRO – DPMNE dhe “E majta”. Pas kësaj edhe grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën me mbi 32,000 amendamente bllokuan 20 ligje, mes të cilëve edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, si kushtëzim për mbështetjen e Ligjit për Shtetësinë. Kjo solli në bllokim të punës së Kuvendit. Pas krijimit të kësaj situate, kryeministri Zoran Zaev dhe opozita shqiptare zhvilluan disa takime për të biseduar në lidhje me ligjin për nënshtetësi, të cilat rezultuan me marrëveshje, e cila parashihte që të opozita shqiptare të dorëzojë amendamente shtesë për përmirësim të ligjit.

Megjithatë, edhe pas marrëveshjes së arritur mes opozitës shqiptare dhe Qeverisë, ligji ka vazhduar të has në pengesa në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, ku opozita maqedonase përmes diskutimeve procedurale të zgjatura dhe akuzave, ka pamundësuar debatin mbi amendamenteve të ASH – AAA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button