RMV, debat për gjendjen me korrupsionit në gjyqësor: Qytetarët nuk kanë besim te sistemi gjyqësor

Rreth 20 për qind nga ankesat që vijnë në Komisionin për Antikorrupsion nga qytetarët kanë të bëjnë me gjyqësorin, theksoi kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.  Në hapjen e debatit publik “Hulumtim dhe analizë e situatave me korrupsionin në gjyqësorin” në organizim të Antikorrupsionit, Ivanovska porositi se, konfirmim për këtë janë edhe rezultatet nga hulumtimi i sivjetmë i Barometrit Ballkanik 2021, i zbatuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim ku është vërtetuar se 81,1 për qind e qytetarëve vlerësojnë se gjyqësori është më i korruptuar, transmeton Portalb.mk.

“Nëse është për ngushëllim, kjo përqindje është më e vogël se vitin e kaluar. Hulumtimi i zbatuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan – IRI në periudhën mars – prill 2021, gjithashtu shënoi situata shqetësuese në këtë fushë, që ishte arsye për organizimin e këtij debati”, deklaroi Ivanovska.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në fjalimin hyrës tha se përgjegjësia për ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm për luftë kundër korrupsionit është përgjegjësi e të gjithë neve dhe se është mirë që Antikorrupsioni sot i ka unifikuar ata të cilët duhet të jenë gardianë të shtetit të së drejtës, sundimit të së drejtës dhe demokracisë, përkatësisht të gjithë aktorët e sistemit gjyqësor prej të cilëve pritet përmbushja e drejtësisë.

“Për gjendjen e gjyqësorit që e kemi gjetur dhe trashëguar, ishte më se e nevojshme të reagohet me reforma të thella dhe ndryshime sistematike. Atë edhe e kemi bërë. Me miratimin e dokumenteve strategjike, si Strategjia për reforma në sektorin e gjyqësorit dhe Strategjisë Nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave – 2021-2025 në pjesën kushtuar gjyqësorit, i vendosëm vulë fillimit të avancimit të sistemit gjyqësor dhe funksionimit të tij. Periudhën e kaluar, janë miratuar reforma në drejtim të përforcimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe Prokurorisë Publike dhe përforcimit të mekanizmave për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit. Nga viti 2019 kemi rregulla të qarta përkatësisht të përmirësuara të sjelljes së gjykatësve dhe prokurorëve publik. Si ministri, kemi iniciuar edhe numër të madh të aktiviteteve për zbatimin e rekomandimeve të GREKO-s, që ishte pranuar në mënyrë adekuate edhe gjatë vlerësimit të fundit të raportit të tyre”, tha Mariçiq.

Ai shtoi se, me miratimin e Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave, nga viti 2019, përgjithësisht është përforcuar korniza juridike për parandalim të korrupsionit dhe konflikti i interesave për të gjitha kategoritë të personave zyrtarë, përfshirë edhe gjykatësit dhe prokurorët publik.

“Implementimi i këtyre masave, është ajo që duhet të sigurojë që ata të funksionojnë në praktikë dhe ligjet të vlejnë për të gjithë njësoj. Nuk mund të kemi shtet juridik të fuqishëm nëse ligjet nuk vlejnë për të gjithë njësoj. Ata që kanë bërë korrupsion pa dallim nëse bëhet fjalë për politikanë, gjykatës apo kush do qoftë, duhet të përgjigjen. Nuk guxojmë të lejojmë të ketë tentime për anashkalim të drejtësisë dhe sistemit juridik. Pikërisht për këtë e mbështesim metodologjinë e re për verifikim të punës së gjyqësorit”, tha Mariçiq.

Zëvendësdrejtorja e IRI-t për Maqedoninë e Veriut, Ilina Mangova, theksoi se gjyqësorin e ndjekin në 5-6 vitet e fundit dhe ajo vazhdimisht ndodhet në fundin e besimit.

“Vetëm 23 për qind e qytetarëve janë shprehur se kanë besim në gjyqësorin, përkundër 76 për qind të cilët kanë thënë se nuk kanë. Ajo do të thotë se tre ndaj një nga njerëzit në Maqedoninë e Veriut që kanë mosbesim në gjyqësor. Kjo është situatë e vazhdueshme dhe rritja është minimale, që ishte pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe pritjet e rritura të qytetarëve. Vitet e fundit si çështje e vetme pozitive që mund të shënohet sipas nesh, është një barazim i mosbesimit edhe mes maqedonasve edhe mes shqiptarëve ”, deklaroi Mangova.

Sektori i gjyqësorit është ndarë edhe si i posaçëm me rrezik shumë të lartë të korrupsionit në strategjinë nacionale për luftë kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021-2025 të Antikorrupsionit.

Si probleme prioritare të sektorit, në strategjinë theksohen: sistem i pamjaftueshëm efikas për përforcim të integritetit në gjyqësor dhe prokurorinë publike, resurse të pamjaftueshme materiale dhe kadrovike, mungesë e sistemit të automatizuar për shpërndarjen dhe ndjekjen e lëndëve të prokurorinë publike dhe transparencë e pamjaftueshme në punën e Këshillit të Prokurorëve Publik dhe efikasitet i pamjaftueshëm dhe transparencë në punën e Avokatit të Shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button